Shkurt.ch
Në Delemont, përzgjedhja zvicerane për Oscar
Një statujë prej druri, imitim i Oscarit, do të tregojë lidhjen e festivalit me Holivudin, ose me garën e madhe filmike për çmimin Oscar
Nga 19 deri më 26 shtator në Delemont, kantoni Jura, mbahet festivali “Delemont-Hollywood”, në të cilin bëhet përzgjedhja e filmave që do të përfaqësonin Zvicrën në garat për Oscar. Këtë vit në këtë garë marrin pjesë 16 filma, njofton swissinfo.ch.
Disa nga filmat pjesëmarrës janë në tregun filmik të Zvicrës prej 12 muajsh, disa të tjerë posa kanë filluar të shfaqen dhe një numër syresh do të kenë premierën e tyre në këtë festival.
Juria e festivalit udhëhiqet, për herë të tretë me radhë nga regjisori i Zvicrës frankofone Denis Babaglia. Në jurinë tetanëtarëshe bëjnë pjesë edhe shefi i seksionit të filmit në Entin Federal për Kulturë, Ivo Kummer, dhe Frédéric Maire, udhëheqës i arkivit zviceran të filmit në Lozanë.
Një statujë prej druri, imitim i Oscarit të vërtetë, do të tregojë lidhjen e festivalit me Holivudin, gjegjësisht me garën e madhe filmike për çmimin Oscar.
Kryetari i qytetit të Delemontit Pierre Kohler pati deklaruar vitin e kaluar se qyteti i tij ka vënë vetes synimin ambicioz për tu bërë “kryeqyteti i prodhimit filmik të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa











