Lajme
OSBE kërkon formimin e qeverisë së re
“Fundi i ngërçit politik dhe kthimi i stabilitetit politik duhet të jetë prioriteti kryesor”, tha shefi i OSBE-së Lamberto Zannier, gjatë vizitës në Tiranë
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier pas një takimi që zhvilloi me presidentin Gjorgje Ivanov, tha se zgjedhjet e dhjetorit në Maqedoni sigurojnë një bazë solide për krijimin e qeverisë së re, dhe i bëri thirrje Parlamentit maqedonas që të nisë punën në përputhje me parimet demokratike dhe në pajtim me sundimin e së drejtës.
Zanier gjatë vizitës dy ditore, nuk është marrë me platformën shqiptare e cila është refuzuar nga presidenti maqedonas, nën justifikimin se është hartuar në Tiranë.
“Fundi i ngërçit politik dhe kthimi i stabilitetit politik duhet të jetë prioriteti kryesor. Zgjidhja është në duart e aktorëve politikë, të cilët duhet t’i përgjigjen sfidës dhe të zgjidhin krizën politike në dobi të qytetarëve,” u shpreh Zannier, i cili para se të marrë postin e shefit të OSBE-së, ka qenë shef i administratës ndërkombëtare (UNMIK) në Kosovë, citon TCH.
Zyrtari i lartë i OSBE-së, dënoi më tej mesazhet nxitëse dhe incidentet e kohëve të fundit, të cilat, siç tha ai, mund të çojnë drejt përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike, ndërsa kujtoi se Marrëveshja e Ohrit është e një rëndësie kyçe për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












