Lajme
SHBA e NATO nuk e mbështesin transformimin e njëanshëm të FSK-së
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për synimin e paralajmëruar të Kosovës për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) pa amendament kushtetues”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë deklaruar kundër transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas mënyrës si dëshiron ta bëjë presidenti Hashim Thaçi, pa e ndryshuar kushtetutën e vendit. Sipas një deklarata lëshuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, thuhet se SHBA është e shqetësuar më mënyrën se si Kosova dëshiron ta bëjë ushtrinë e saj.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për synimin e paralajmëruar të Kosovës për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) pa amendament kushtetues”, thuhet në reagim.
SHBA thuhet se e mbështesim transformimin gradual dhe transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë shumetnike në përputhje me standardet e NATO-s, por ky transformim “duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe përmes një procesi politik gjithëpërfshirës dhe përfaqësues që pasqyron demokracinë shumetnike të Kosovës”.
“Ne, jemi të gatshëm të angazhohemi në një proces këshillues me të gjithë hisedarët për ta arritur qëllimin tonë të përbashkët për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mënyrë të tillë që e rritë sigurinë e Kosovës, i kontribuon stabilitetit rajonal, dhe që përkrahë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Euro-Atlantik”, thuhet më tej në reagim.
Miratimi i ligjit të propozuar tani, sipas Ambasadës Amerikane, “do të na detyronte që ta rivlerësojmë bashkëpunimin tonë dypalësh me forcat e sigurisë të Kosovës si dhe ndihmën tonë afatgjatë për këto forca”.
Edhe NATO ka reaguar kundër transformimit të njëanshëm të FSK-së.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nëpërmjet një deklarate ka theksuar “shqetësimet për propozimin për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”.
Stoltenberg, që ka zhvilluar gjatë ditës biseda telefonike me presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin, Isa Mustafa, thotë se “NATO ka mbështetur zhvillimin e FSK-së si një forcë profesionale dhe shumëkombëshe në rritje” .
“Sot kam biseduar me Hashim Thaçin dhe me Isa Mustafën që t’iu përcjell shqetësimet serioze të aleatëve të NATO-s për propozimin e fundit të autoriteteve të Kosovës për ta transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur, pa ndryshime Kushtetuese. E kam bërë të qartë se hapat e njëanshëm siç janë këta janë të padobishëm dhe i bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të jenë në kontakt të ngushtë me Beogradin”.
“Në vitet e fundit, NATO ka mbështetur zhvillimin e FSK-së si një forcë profesionale dhe shumëkombëshe në rritje. Struktura, mandati dhe misioni i FSK-së janë çështje të institucioneve të Kosovës në përputhje me Kushtetutën e tyre”, citon REL, transmeton Albinfo.CH.
“Megjithkëtë, nëse mandati i FSK-së evoluon tani në mënyrën e propozuar, do t’i duhet NATO-s që ta vlerësojë nivelin e përkushtimit të saj, posaçërisht në fushën e ndërtimit të kapaciteteve. E kam bërë këtë të qartë gjatë vizitës sime në Kosovë në muajin shkurt dhe e kam ripërsëritur në bisedat telefonike të zhvilluara sot. Jam në kontakt të vazhdueshëm me partnerët e mi në BE”, përfundon deklarata e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Një ditë më parë, presidenti Hashim Thaçi ia dërgoi kryeparlamentarit Kadri Veseli draft-ligjin për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Ky transformim anashkalon votat e serbëve dhe të pakicave të tjera. Në anën tjetër kushtetuta e Kosovës mund të ndryshohet vetëm me dy të tretat e votave të shumicës dhe dy të tretat e pakicave.
E-Diaspora
-
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike Ajo përfundoi studimet në Inxhinieri Kompjuterike (Software Engineering) me minor në Networking, duke u vlerësuar për... -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












