Lajme
Rama e Thaçi: Ivanov, pa shqiptarë nuk ka Maqedoni
Dy liderët institucional, në Tiranë e Prishtinë, Edi Rama e Hashim Thaçi ia përkujtuar presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov se “pa shqiptarët nuk ka Maqedoni”
Pas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka reaguar presidentit të Maqedonisë, Gjorgj Ivanov lidhur me gjuhen shqipe dhe shqiptarët. Dy liderët institucional, në Tiranë e Prishtinë, ia përkujtuar presidentit maqedonas, se pa shqiptarët nuk ka Maqedoni.
“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, deklaratat e fudnit të Ivanovit janë shqetësuese dhe jo demokratike. Thaçi i cilësoi zhvillimet politike në Maqedoni si “shumë shqetësuese”.
Ndryshe, një ditë më parë, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, tha se nuk do ta mandatojë për kryeministër liderin e Partisë Social-Demokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev, për shkak të platformës me partitë shqiptare, që, sipas tij, rrënon karakterin unitar të Maqedonisë.
“Presidenti Ivanov abuzoi me Kushtetutën dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore e antishqiptare, që përbëjnë një të tretën e qytetarëve të këtij shteti. Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit”, tha Thaçi në një postim në Facebook.
Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni janë popull shtetformues dhe Maqedonia duhet të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj.
“Pa të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, humb kuptimi i funksionimit të shtetit të Maqedonisë. Në fund, shqiptarët duhet të marrin fatin e të drejtave të tyre në duart e veta”, deklaroi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












