Lajme
Shqipëria, thesari i fshehur i Evropës
Shqipëria ka shumë për të ofruar me një buxhet të vogël. Ju mund ta vizitoni Shqipërinë dhe të shpenzoni vetëm 500 dollarë për dhjetë ditë, duke përfshirë ushqimin, transportin dhe akomodimin
Ndoshta shumë prej jush nuk keni dëgjuar për një vend në Evropën Juglindore që ofron ushqim të shijshëm dhe rivierë të jashtëzakonshme. Ky vend është Shqipëria dhe ka shumë për të ofruar, nis shkrimin ‘theweeklyobserver.com’.
Ish-vendi komunist ka qenë i paraqitur në revista të ndryshme të botës, për një arsye. Koha është e mirë, ushqimi është i lirë dhe bregdeti është i mahnitshëm, përcjell albinfo.ch.
Është vetëm një orë me aeroplan nga kryeqyteti i Italisë, Roma, dhe nëse jeni aventurist ju gjithmonë duhet ta vizitoni Shqipërinë me veturë ose me barkë.
Shqipëria ka shumë për të ofruar me një buxhet të vogël. Ju mund ta vizitoni Shqipërinë dhe të shpenzoni vetëm 500 dollarë për dhjetë ditë, duke përfshirë ushqimin, transportin dhe akomodimin.
Qytetet për t’u vizituar janë Tirana, njëherësh edhe kryeqyteti i Shqipërisë, Saranda me një bregdet të jashtëzakonshëm, duke përfshirë edhe Syrin e Kaltër, si dhe Shkodra, apo qyteti i biçikletave, që ka edhe kalanë e famshme, Rozafën.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












