Lajme
Amnesty International: S’ka bashkëpunim për të pagjeturit e Kosovës
AI kujton se as në Serbi, as në Kosovë nuk janë gjetur varre të reja masive në vitin 2016, ndërsa thekson se marrëveshjet për bashkëpunim midis dy palëve nuk janë zbatuar
Amnesty International ka përmendur mungesën e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për realizmin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërsa ka ritheksuar mungesën bashkëpunimit për gjetjen e 1600 personave që akoma figurojnë si të zhdukur. AI këto deklarata i ka dhënë në raportin vjetor të titulluar “Gjendja e të Drejtave të Njeriut në Botë”
Ajo kujton se as në Serbi, as në Kosovë nuk janë gjetur varre të reja masive në vitin 2016, ndërsa thekson se marrëveshjet për bashkëpunim midis dy palëve nuk janë zbatuar.
“Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë vazhduar të vuajnë nga diskriminimi institucional, veçanërisht në qasjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për banim dhe punësim”, thuhet në raport.
Në pjesën për Kosovën, Amnesty International po ashtu thotë se Zyra e Prokurorit Special të Kosovës, në vitin 2016, ka qenë me staf të pamjaftueshëm, ndërsa përmend edhe formimin e Dhomave Speciale në Hagë për ndjekjen penale të ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Përparimi në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka mbetur i kufizuar”, thuhet në raport.
Duke u ndalur tek aspekti global, sekretari i përgjithshëm i Amnesty International, Salil Shetty, tha se trendi i politikave përçarëse është ilustruar me “retorikën helmuese të fushatës” së Donald Trumpit, tani president i SHBA-së.
Shetty tha se edhe liderët tjerë politikë, në pjesë të ndryshme të botës, kanë përhapur frikë dhe ndarje.
Shetty përmendi Trumpin, presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, dhe presidentin e Filipineve, Rodrigo Duterte, në mesin e politikanëve që e konsiderojnë veten “anti-establishment” dhe përdorin “agjendë toksike, e cila ndjek, viktimizon dhe çnjerëzon grupe të tëra njerëzish”.
Raporti i Amnesty International thotë se retorika politike në SHBA dhe Evropë “ne kundër tyre” është nxitur nga kriza globale me refugjatë.
Raporti thotë se në arenën ndërkombëtare, “retorika e urrejtjes” ka arritur nivelin më të keq në politikë qysh në vitet 1930 dhe se po nxit “një zmbrapsje globale kundër të drejtave të njeriut”, citon REL.
Amnesty International parasheh që në vitin 2017 të ketë “kriza të vazhdueshme”.
Sekretari i përgjithshëm i organizatës, Salil Shetty, tha se “2017-ta ka nevojë për heronj të të drejtave të njeriut” për të luftuar retorikën e urrejtjes, e cila ka nxjerrë “anën e errët të natyrës njerëzore” dhe ndikon gjithnjë politikat qeveritare.
“Në vitin 2016, qeveritë kanë mbyllur njërin sy ndaj krimeve të luftës, kanë bërë marrëveshje që dëmtojnë të drejtën për të kërkuar azil, kanë kaluar ligje që shkelin shprehjen e lirë, kanë justifikuar torturën dhe mbikëqyrjen masive dhe kanë zgjeruar pushtetin e policisë”, tha Shetty.
Raporti i Amnesty International përfshin një studim të 159 shteteve dhe territoreve, në përpjekje për të treguar se si njerëzit vuajnë nga konflikti, zhvendosja, diskriminimi ose shtypja.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













