Lajme
Sharje raciste në Serbi, futbollisti shpërthen në lot
Simpatizantët e klubit Rad fyen brazilianin Everton Luiz, duk bërë që ky i fundit të dalë me lot nga fusha
Tifozët në Serbi vazhdojnë me fyerje raciste. Pas refrenit tashmë të përsëritur kundër shqiptarëve dhe kroatëve, tifozët e futbollit në Serbisë po e shfryjnë urrejtjen e tyre edhe ndaj sportistëve me ngjyrë. Kështu ka ndodhur në Beograd, kur simpatizantët e klubit Rad fyen brazilianin Everton Luiz, duk bërë që ky i fundit të dalë me lot nga fusha.
Braziliani Luiz, luan me Partizanin e Beogradit, ndërsa dje ka dalë nga fusha i përlotur pasi është ofenduar në mënyrë të vazhdueshme nga tifozët e Rad-it.
“Më kanë fyer me baza racore dhe fashiste gjatë 90 minutave lojë dhe e gjithë tifozeria kundërshtare ishte kundër meje. Dua ta harroj sa më shpejt këtë ngjarje të shëmtuar dhe uroj të mos përsëritet më as në stadium as jashtë tij”, deklaroi Luiz në fund të ndeshjes, citon Albeu.
Ndryshe, tifozët serbë, sidomos ata “Delije” të Crvena Zvezdës njihen për fyerje raciste. Kjo është parë disa herë kundër shqiptarëve me thirrjet “Ubiji zakoli da Siptar ne postoji” (vraje preje, që shqiptarët të mos ekzistojnë) dhe fyerjet tjera kundër kroatëve “Ubiji Hrvata da Siptar nema brata” (Vraje kroatin, që shqiptari mos të ketë vëlla).
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












