Lajme
Ahmeti, Kurti e Selimi vizitojnë Haradinajn
Tre përfaqësuesit e opozitës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti-kryetari i Prishtinës së bashku me deputetët Rexhep Selimin dhe Albin Kurtin, vizituan Ramush Haradinajn në Francë
Lideri i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Strasburg të Francës pas një vendimi të gjykatës franceze, sot kishte shoqëri nga Kosova. Ishin tre përfaqësuesit e opozitës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti-kryetari i Prishtinës së bashku me deputetët Rexhep Selimin dhe Albin Kurtin, që i bënë vizitë atij.
Këtë e ka konfirmuar Shpend Ahmeti me një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në facebook, të cilën e ka shoqëruar me një mbishkrim:
“Shfrytëzuam pushimin e pavarësisë për ta vizituar Ramush Haradinajn në Strasburg. Mbajtja e tij në Francë është padrejtësi. Padrejtësia diku është padrejtësi gjithkund”, ka shkruar Shpend Ahmeti.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nga 4 janari, është duke qëndruar në Francë. Ai është ndaluar nga autoritete franceze në bazë të një fletarrestim lëshuar nga institucionet e Serbisë në vitin 2004. Gjykimi për lirimin ose ekstradimin e tij në Serbi do të mbahet me 2 mars.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












