Lajme
Zaev ndryshon qëndrimin për gjuhën shqipe
Para zgjedhjeve Zoran Zaev kishte deklaruar se përdorimi i saj është përparësi dhe jo mangësi, dhe kishte pranuar që shqipja të jetë gjuhë zyrtare në gjithë Maqedoninë. Tani ka ndërruar qëndrim
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev kryetari i LSDM-së ka “hëngër” premtimet sa i përket gjuhës shqipe. I pyetur para zgjedhjeve kishte deklaruar se përdorimi i saj është përparësi dhe jo mangësi, dhe kishte pranuar që shqipja të jetë gjuhë zyrtare në gjithë Maqedoninë, por tani ka ndërruar qëndrim.
“Unë besoj se përdorimi i gjuhës mund të jetë përparësia jonë dhe jo dobësia jonë. Unë i cili jam nga Strumica, kam 94 për qind maqedonas, 5 për qind turq dhe 1 për qind nga bashkësitë e tjera etnike, por nuk humbë asgjë nga fakti që bashkëqytetarët e mi shqiptarë do ta përdorin gjuhën e tyre”, kishte deklaruar Zaev, shkruan Zhurnal.
Në emisionin Click Plus, Zaev kishte deklaruar gjithashtu se do të ndryshojë edhe Kushtetutën e Maqedonisë, duke e bërë këtë shtet për qytetarët. “Kur të krijohen kushtet pragmatike do të ndryshohet edhe Kushtetuta. Nuk përjashtohet ajo mundësi”, ka deklaruar Zaev.
Por, pas zgjedhjeve, pasi mori një pjesë të konsiderueshme votash edhe nga qytetaret shqiptarë Zaev ka lëvizur nga qëndrimi i tij duke dorëzuar pas zgjedhjeve propozim gjysmak. Sipas draftit të dërguar prej tij, gjuha shqipe duhet të përdorët deri te partitë shqiptare me të cilat synon të formojë qeverinë e ardhshme të Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










