Lajme
Vazhdojnë bisedimet LSDM-BDI, gjuha shqipe temë debati
BDI paraprakisht po kërkon nga LSDM garanci për përmbushjen e platformës së përbashkët shqiptare, por veçanërisht ligjit të ri për përdorimin e gjuhës shqipe
Bashkimi Demokratik për Integrim deh Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë janë duke i vazhduar bisedimet për koalicionin e ri, por nuk ka akoma rezultate të pritshme, pasi që pala shqiptar këmbëngulë që gjuha shqipe të jetë zyrtare në gjithë shtetin. Po ashtu, derisa bisedimet vazhdojnë me LSDM-në, partia e Ali Ahmetit po vazhdon negociatat edhe me partitë shqiptare.
BDI paraprakisht po kërkon nga LSDM garanci për përmbushjen e platformës së përbashkët shqiptare, por veçanërisht ligjit të ri për përdorimin e gjuhës shqipe. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se partia e tij nuk do të shpejtoi për të marrë një vendim kurse konfirmoi takimin që ka realizuar me kreun e LR-PDSH-së Ziadin Sela në lidhje me dokumentin e LSDM-së. Citon AlsatM.
“Të gjitha gjërat janë duke u analizuar. Mendoj qe në të ardhmen do të ketë një përgjigje konkrete. Këto janë çështje të cilat bisedohen në kuadër të partisë, por unë ju siguroj se aty bomba atomike nuk prodhohet. Sigurisht që bisedohet për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me statusin politik dhe juridik të shqiptarëve të Maqedonisë. Ne jemi duke biseduar edhe me partitë tjera politike sepse duhet të formojmë mendim të përbashkët edhe me partitë politike. Me z. Sela (Ziadin) jam takuar dhe sigurisht që kemi këmbyer mendime”, deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
Në diskutim e sipër është edhe formati i ri i ligjit për përdorimin e shqipes, i cili duhet të jetë jo vetëm në përputhje me kushtetutën, amendamentin të ligji, por njëkohësisht edhe interesin e shqiptarëve që përkufizimi “gjuha që përdoret nga 20% e popullatës” të ketë një lidhje konkretizuese me termin tjetër “gjuha shqipe”.
Një pikë tjetër e rëndësishme është edhe ajo që e folura e shqipes në institucione, të respektohet edhe në të shkruar.
Në Kuvend, pavarësisht se shqiptarët kishin përkthime për ligjet e caktuara, ato asnjëherë nuk kanë qenë protokolluar me vulë e firma sikurse versioni në maqedonisht, ndërkohë që në qeveri, institucion jo më i rëndësishëm se Parlamenti, shqipja as flitej dhe as shkruhej.
Madje thuhet se këto vërejtje kanë qenë temë diskutimi në takimin e mbrëmshëm mes liderit të BDI-së Ahmeti dhe atij të Lëvizjes për Reforma të PDSH-së Ziadin Sela.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











