Lajme
Ahmeti i qartë: Do të rikandidoj për kryetar të Prishtinës
Shpend Ahmeti thotë se për dallim nga zgjedhjet e kaluara, sivjet do të kërkoj drejtpërdrejt votën edhe për Asamblenë Komunale, që të mos ripërsëriten bllokimet si kësaj here
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pranuar edhe zyrtarisht se do të jenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për të rikandiduar për postin e kryetarit të kryeqytetit në zgjedhjet e sivjetshme lokale. Ai këtë e pohoi për mediet lokale në Kosovë, duke besuar se partia e tij do të fitoj më shumë vende edhe në Kuvend.
“Nuk e rrezikojmë projektin e Prishtinës…Për dallim prej herës së kaluar këtë herë kam me kërkuar drejtpërdrejt votën edhe për Asamblenë Komunale që të mos ripërsëriten bllokimet qe m’i kanë bërë për zhvillimin e Prishtinës nga Asambleja”, ka deklaruar Ahmeti për Rrokum.
Derisa prefekti i kryeqytetit e ka bërë publik kandidaturën e tij, dy partitë tjera rivale janë duke pritur zhvillimet e brendshme. Ahmetin më së shumti mundet me rrezikuar Lidhja Demokratike e Kosovës që drejtohet nga Isa Mustafa, e cila edhe ashtu ka numrin më të madh të këshilltarëve në asamble.
Deri më tani, si emra të mundshëm nga LDK po përmenden ai i ish- kryetarit të Prishtinës, Ismet Beqiri, i ministrit aktual të Punës dhe të Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe i këshilltarit të Isa Mustafës, Sokol Havolli.
Gara për kryeqytetin pritet të zhvillohet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. Partitë tjera kanë numër më të vogël të mbështetësve. Madje PDK e cila është partia më e madhe në Kosovë kurrë nuk ka arritur ta qeverisë Prishtinën. Madje në zgjedhjet e fundit ka dal partia e katërt.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










