Lajme
Kush e shkatërroi PTK-në?
Ish-drejtori i PTK-së, Shyqyri Haxha, përmend njerëzit e PDK-së që kanë ndikuar për nënshkrimin e kontratës me kompaninë virtuale “Z-Mobile”. Kjo e fundit e paditi në Arbitrazh PTK-në dhe fitoi 30 milionë euro
Posta dhe Telekomi i Kosovës, kompania më profitabile në vend, për 17 vjetet e kaluar, po shkon drejt shkatërrimit. Përgjegjësinë për “fundosjen” e kësaj kompania e kanë njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila për 16 vjet është drejtuar nga Hashim Thaçi, tashmë presidenti i Kosovës.
Drejtues të PDK-së, siç shkruan sot gazeta “Insajderi”, kanë hise në secilën kontratë të dëmshme për PTK-në. Ata po ashtu kanë lidhje edhe me vëllezërit Devolli, e cila së fundi ka paditur në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtarë dhe ka fituar një kontest me PTK-në, duke fituar procesin në vlerë 30 milionë euro.
Hashim Thaçi ishte përmendur në vitin 2011 si njeriu kryesor nga Shyqyri Haxha që kishte ushtruar presion për nënshkrimin e një kontrate për themelimin e kompanisë virtuale të telefonisë mobile “Z-Mobile”, asokohe pronë e vëllezërve Shkëlqim dhe Blerim Devolli.
Detajet e këtij presioni i kishte zbuluar ish-drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, gjatë intervistimit nga hetuesit e EULEX-it që po hetonin këtë kontratë të cilësuar si të dëmshme për ndërmarrjen publike, e cila fitonte vetëm 22 për qind. Më vonë, kontrata ishte ndryshuar në favor të PTK-së, që i jepte asaj 27 për qind të fitimit.
Presioni i Thaçit mbi drejtorin e PTK-së, ishte zbuluar nga ish-prokurori i EULEX-it, Joachim Stollberg gjatë intervistimit të Haxhës në cilësinë e të dyshuarit.
Haxha u kishte thënë hetuesve të EULEX-it se ishte detyruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi që ta nënshkruante kontratën me kompaninë Dardafon.net (M-mobile)
Por disa muaj më vonë gjatë intervistës që i ka dhënë prokurorit në cilësinë e të dyshuarit për tri vepra penale, Shyqyri Haxha nuk e kishte përmendur presionin e ushtruar nga Thaçi.
“E kam thirrur Hashim Thaçin kur jemi përballur me problemin e Ardianit (Shatkut v.j.) Adi Sparkes (Ish-ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë v.j.) më sugjeroi ta thërrisja Thaçin. E thirra dhe i thash se imazhi i kompanisë po dëmtohet sepse kemi mësuar se dy aksionarë kanë probleme. Ai më tha se ky nuk ishte problemi i tij dhe se unë duhet ta zgjidhja atë. Ai nuk deshi të përfshihej në këtë”, i kishte thënë Haxha prokurorit.
“Nuk është e vërtetë se Thaçi më ka thirrur në telefon. Kam përjetuar një padrejtësi të madhe gjatë këtij procesi dhe kjo ka qenë qasje e përjashtuar dhe ka nxitur hetimin”, kishte thënë ai më tej.
Haxha, ishte akuzuar së bashku me vëllezërit Devolli, kryetarin e Bordit të PTK-së Rexhë Gjonbalaj dhe përfaqësuesin ligjor të kompanisë nga Peja, Ismet Bojku.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









