Lajme

Mjegull në Shkup, anulohen disa fluturime

Për shkak të mjegullës pasditën e së dielës shumica e fluturimeve të planifikuara në aeroportin e Shkupit janë anuluar. Ardhjet janë anuluar nga Stambolli, Cyrihu, Bratisllava, Malmo dhe fluturimet për Beograd, Stamboll, Cyrih dhe Malmö. Disa nga aterrimet janë orientuar në Ohër dhe Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Sipas faqes së internetit TAV Macedonia, janë anuluar edhe një fluturim nga Vjena në mes të natës dhe një për në Vjenë për nesër, mëngjesin e së hënës.

Më shumë për fluturimet tuaja vizitoni faqen e aeroportit të Shkupit:

http://skp.airports.com.mk/default.aspx?ItemID=358