Lajme
Shqiptarët u vranë me plumba në kokë dhe u dërguan në Serbi
Që nga viti 2001, në varrezat masive në Serbi, janë gjetur 931 trupa të kosovarëve të vrarë, shumica nga ta civilë të vrarë me plumba në kokë, gjatë luftës në Kosovë
Fondit për të Drejtën Humanitare në bashkëpunim me Qendrën Ligjore Humanitare në Serbi, kanë nxjerrë dëshmi të cilat tregojnë se shqiptarët e Kosovës janë vrarë me plumba në kokë dhe janë transferuar në Serbi për t’u varrosur dhe për t’i humbur gjurmët e krimit. Dosjen “Mbulimi i Dëshmive të Krimit në Kosovë; Fshehja e Kufomave” që ia kanë publikuar këto organizata janë publikuar edhe në mediet e Kosovës.
Këto vrasje dhe masakra kanë ndodhur gjatë luftës së fundit të vitit 1999.
Tri ditë më parë, gazeta Express ka publikuar një pjesë të Dosjes ku flitej për dëshmitë e për këto varreza masive në Serbi, në të cilën thuhej se shqiptarët u zhvarrosën nga Kosova dhe u dërguan në Serbi.
Që nga viti 2001, sipas të gjeturave, në varrezat masive janë gjetur 931 trupa të kosovarëve të vrarë, shumica nga ta civilë që ishin vrarë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Këto varreza masive u gjetën kryesisht në Serbi.
Sipas Zyrës për Personat e Zhdukur nga UNMIK-u (OMPF), 744 kufoma të shqiptarëve nga Kosova u gjetën në varrezën masive të Batajnicës, vend ky në dalje të Beogradit; të paktën 61 kufoma u gjetën në Petrovo Selo dhe 84 të tjerë u gjetën në liqenin Peruçac. Më vonë, 52 kufoma të shqiptarëve nga Kosova u gjetën në varrezën masive në Rudnicë.
Ushtria dhe policia serbe kishin organizuar transferimin e trupave nga skenat e krimit, me kushtin që të angazhoheshin edhe anëtarët e kompanive lokale të shërbimeve publike, e që me makinat e tyre të transportoheshin në vendin e caktuar, por në ndihmë të iu dilnin edhe civilë dhe pjesëtarë të mbrojtjes territoriale (TO).
Shumica e detajeve të përfshira në këtë transferim të kufomave nga skena e krimit, janë të njohura në lidhje me vrasjen e civilëve në Suharekë.
Mjeku Boban Bobek Vuksanovic, drejtor i Klinikës lokale ambulatore dhe Mirko Gjorgjeviq, banor i Suharekës, 10-15 minuta pas ekzekutimeve, shkuan në picerinë “Kalabrija”, aty u vranë anëtarët të familjen Berisha. Një teknik nga Suhareka, Todor Jovanoviq, pas vrasjeve, i fotografoi kufomat një nga një brenda picerisë, por edhe në vende të tjera ku u kryen vrasje në Suharekë.
Pastaj, Radojko Repanovic, komandanti i Suharekës, bashkë me mjekun Boban Vuksanovic, Zoran Stanisavjevic – Shef i Departamentit të Mbrojtjes Popullore, kishin urdhëruar oficerët e policisë Velibor Veljkovic, Sreten Jankovic dhe Ivica Novakovic të bënin ngarkimin e trupave nga rruga e Reshtanit dhe piceria “Kalabrija” për në kamion – dhe ata e bënë.
Anëtarët e Njësisë së Mbrojtjes Civile bashkë me civilë të tjerë i ndihmuan oficerët e policinë në ngarkimin e kufomave në kamion.
Trupat e njerëzve të vrarë të cilët ishin të paarmatosur në Mejë dhe Korenicë dhe fshatra të tjera, u gjetën në luginën Reka e Keqe, mirëpo, sipas dëshmive në dispozicion, u hoqën nga pjesëtarët e ushtrisë ish-Jugosllave
Kapiteni i Brigadës së Artileri së 52’të të Raketave, Nike Peraj, ka thënë në një deklaratë të tij të dhënë për prokurorët e Tribunalit të Hagës, se një komision prej tre anëtarëve u krijua pas ekzekutimit masiv në luginën Reka e Keqe, dhe kjo ishte në krye të pastrimit të territorit dhe mbledhjen e kufomave.
Peraj kishte deklaruar se shefi i këtij komisioni ishte Inspektori i lartë sanitar i njohur si Nedja (Nexha), i cili u kishte lëshuar vazhdimisht urdhra Ljubisha Zivkovicit dhe Zhivko Vuksanovic, të cilët ishin pjesëtar të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë. Kjo tregon se këta të dy persona ishin anëtarë të komisionit në fjalë.
Pra Fondi Humanitar ka dhënë detaje të shumta që i publikon kjo gazetë, ku përshkruhet vrasja e shumë civilëve shqiptare gjithandej Kosovës, në Rekën e Keqe, në mejë të Gjakovës, në Rahovec, në Drenicë, por edhe vrasje e tre vëllezërve Bytyqi nga forcat Speciale Serbe.
Vrasja e vëllezërve Mehmeti, Agron dhe Ylli Bytyçi u vranë nga Njësia Speciale nga Qendra e Trajnimit në një ditë të paidentifikuar, dihet se vrasja ndodhi pas 8 korrikut të vitit 1999.
Vëllezërit Bytyçi ishin në duart e policisë edhe para se të vriteshin. Oficerët e policisë, Sreten Popovic dhe Milosh Stajanovic, u gjykuan para Dhomës së Krimeve të Luftës në Beograd për këtë krim, mirëpo ata u liruan nga të gjitha akuzat nga prokurori i krimeve në atë kohë, Vladimir Vukçevic.
Vrasjet e civilëve nga fshatrat Krnjince (Komuna e Klinës), fshati Kralan (Gjakovë), Kopiliq i Poshtëm (Skenderaj), Krajkovë (Gllogoc), u zhvarrosën në po këtë varr masiv në Petrovo Selo. Thuhet se ishin shtatë viktima të zhvarrosura në këtë lokacion, e që ishin nga këto vende të lartcekura.
Këto të gjetura janë bërë në bashkëpunim me dëshmitarët të cilët ishin pjesë e transportimit të kufomave të gjetura në varrezat masive në Serbi.
Shumica e kufomave të gjetura në varrezat masive nuk ishin vetëm meshkuj, kishte edhe gra dhe fëmijë. Shkaku i vdekjes së tyre kryesisht ishte plumbi në kokë, e cila tregon se viktimat nuk u vranë gjatë luftimeve, por u ekzekutuan jashtë frontit të luftës në atë kohë.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











