Lajme
Kuvendi i Mitrovicës Veriore voton për rrënimin e murit
Emir Azemi, këshilltar komunal në Mitrovicën Veriore, ka sqaruar se këshilltarët shqiptarë kanë vendosur të votojnë pro kësaj pike, për shkak të ruajtjes së paqes dhe qetësisë në vend
Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore kanë miratuar unanimisht të shtunën dy pikat e rendit të ditës, të cilat përfshijnë marrëveshjen e arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, e që kanë të bëjnë me murin.
Rakiq me këtë rast ka thënë se ky është treguesi më i mirë që qytetarët e Mitrovicës Veriore pa dallim, por edhe të tjerët, të ulin tensionet dhe të bashkëjetojnë.
“Dua të porosis të gjithë të cilët jetojnë këtu, se kryeministri Vuçiq ka menduar në shqiptarët dhe serbët kur ka thënë se dëshirojnë paqe në këto hapësira, shkruan rtklive.com. Do të thotë prioriteti i tij është paqja dhe ka gjykuar lojërat me armë, sidomos kërcënimet të Njësisë Speciale Rosu, se do të ndërhyjë me forcë për ta rrënuar ndërtimin ilegal. A është përdorur kudo në Kosovë asistimi i Njësisë Speciale Rosu për të rrënuar një ndërtim ilegal”, ka thënë Rakiq.
Emir Azemi, këshilltar komunal në Mitrovicën Veriore, ka sqaruar se këshilltarët shqiptarë kanë vendosur të votojnë pro kësaj pike, për shkak të ruajtjes së paqes dhe qetësisë në vend.
“Për hir të paqes, stabilitetit dhe duke marrë parasysh se nuk mund të jemi kundër një marrëveshje që është nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ambasada amerikane, njëkohësisht përfaqësuesit e BE-së, të cilët kanë dhënë shumë që ky shtet të funksionalizimet dhe morëm një vendim të arsyeshëm me votu pro”, theksoi Azemi.
Ndryshe, sot kanë filluar punimet rreth sigurisë së lokacionit ku kanë me u zhvillu punimet, ndërsa nesër pritet rrënimi i murit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











