Lajme
Bashkohet opozita, kërkon dorëheqjen e Qeverisë
Bashkimi opozitar vjen pas dështimin të Qeverisë për ta rrezuar murin ilegal që kanë ndërtuar serbët në Mitrovicën e veriut. Opozita nuk i përjashton edhe protestat
Pas ndarjes disamujore, tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia NISMA, janë bashkuar sërish për të kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe paralajmërimi e protestave të reja. Bashkimi opozitar vjen pas dështimin të Qeverisë për ta rrezuar murin ilegal që kanë ndërtuar serbët në Mitrovicën e veriut.
Në një konferencë të përbashkët, opozita e akuzoi Qeverinë se nuk po e zbaton Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, e cila i jep urdhër ekzekutivit për ta rrëzuar murin serb.
“Më datë 29 dhjetor 2016 Kuvendi miratoi rezolutën që obligon qeverinë për ta rrëzuar murin e ndërtuar nga Serbia prapa urës së Ibrit. Sot është data 1 shkurt dhe qeveria ka dështuar në zbatimin e kësaj rezolute e cila është votuar edhe nga deputetët e mazhorancës. Shpërfillja në këtë mënyrë të Kuvendit, tregon përcaktimin e kësaj qeverie për shkeljen konstante të demokracisë”, ka thënë Pal Lekaj, nga AAK.
Ai ka theksuar se kjo qeveri pa asnjë koncept, pa kurrfarë kushtesh vazhdon dialogun dhe nënshtrimin karshi Serbisë, citon TG.
“Zgjedhja më e mirë është që kjo qeveri të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Kjo qeveri duhet të japë dorëheqje pasi kjo është cenim i Kushtetutës së vendit, nuk ka kuptim që kjo qeveri të vazhdojë më tutje”, tha Lekaj.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se opozita vazhdon të jetë e bashkuar sa i përket temave nacionale. Ai ka theksuar se në rast se është nevoja do të organizojnë edhe protesta edhe demonstrata varësisht nga rrethanat.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











