Lajme
Durrës, zbulohen 450 kilogram drogë
Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike të zbrazëta, ndërsa droga ishte fshehur në të gjitha këmbët e arkave
Policia e Kufitare e Shqipërisë në bashkëpunim me forcat e antidrogës kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të drogës, në vlerë 450 kilogramësh. Druga u zbulua në rajonin e Durrësit, ndërsa transportuese është shpallur i lirë, pasi që ai po ngiste një kamion Scania pa e ditur se çka ka në ngarkesë.
Siç njoftojnë mediet shqiptare, policia pas një dyshimi për trafik ndërkombëtar droge, kontrollojnë kamionin, ku rezultoi se ishte fshehur një sasi prej 450 kilogramësh kanabis-sativa.
Policia do të ndjekë penalisht në gjendje të lirë shoferin e mjetit 61vjeçar, i cili nga hetimet rezultoi se nuk kishte dijeni për drogën, ndërsa shpalli në kërkim dy porositësit e mallit, dy të rinj nga Tirana. Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave.
Shqipëria tashmë ka marrë epitetin e Kolumbisë Evropiane, pasi kanabisi prodhohet në gjithë vendin. Pavarësisht që qeveria në Tiranë i ka shpallur luftë prodhuesve të Drogës, vetëm vitin e kaluar janë zbuluar mija parcela me kanbis. Destinacioni i shitjes mbetet tregu i Evropës.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












