Shkurt.ch
Më 2010, gati 7.9 milionë banorë në Zvicër
Popullsia rezidente në Zvicër është shtuar vitin e kaluar për 84.300 banorë ose 1.1 për qind
Në fund të vitit 2010, vendi kishte 7.870.100 banorë. Çdo i teti banor jeton në njërin prej pesë qyteteve të mëdha: Cyrih, Basel, Lozanë dhe Bernë.
Sipas Entit Federal Statistikor në rezultatet e publikuara të enjten nuk janë përfshirë në procesin e regjistrimit banorët që kanë jetuar më pak se një vit në Zvicër, të huajt dhe azilkërkuesit.
Rritja prej 1.1 për qind është e krahasueshme me vitet 2007 dhe 2008..
Megjithëse më 2008 ishte shënuar një rritje rekorde e popullsisë për 1.4 për qind.
Përqindja e banorëve të huaj është rritur nga 22.0 në 22.4 për qind.
Në fund të vitit 2010 ishin regjistruar 1.766.300 banorë të huaj, 52.300 mijë më shumë se 2009.
Sipas këtyre statistikave 369.700 prej tyre kanë lindur në Zvicër ndërsa 1.4 milion kanë lindur në vendet e tyre të prejardhjes.
62 për qind e popullsisë rezidente të huaj vjen nga Bashkimi Evropian. 16.3 për qind nga Italia, 14.9 për qind nga Gjermania, 12.0 për qind nga Portugalia dhe 6.9 për qind nga Serbia.
Rreth ¼ e popullsisë ka lindur jashtë Zvicrës
Të dhënat janë bazuar në statistikat e popullsisë dhe ekonomive familjare(STATPOP).
Për herë të parë në regjistrimin e vitit 2010 janë publikuar statistika për vendin e lindjes të banorëve që jetojnë në Zvicër.
Bëhet e ditur se 2.075.200 banorë ose 26.4 për qind kanë lindur jashtë vendit dhe më pas janë bërë zviceran.
Në kuadër të regjistrimit të 2010, me 372.900, Cyrihu kryeson listën e qyteteve me më së shumti banorë.
957.700 banorë jetojnë në pesë qytetet më të mëdha në Zvicër: Cyrih, Bazel, Gjenevë, Bernë dhe Lozanë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











