Lajme
Austria njeh kontributet pensionale të Shqipërisë
Kështu të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Austri do t’u njihen të gjitha vitet e punës për pension
Qeveria shqiptare me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se kanë nënshkruar një marrëveshje me Austrinë për njohjen e kontributeve pensionale, raporton albinfo.ch.
Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Mirëqenies Sociale të Shqipërisë, Blendi Klosi dhe homologu i tij austriak Alois Stoger.
“Kemi arritur një sërë marrëveshjesh të rëndësishme. Kemi në proces marrëveshje të tjera, ku shqiptarët janë një komunitet i rëndësishëm. Vjena do të mbështesë transformimin e shërbimeve në Shqipëri. Austria është mbështetëse e Paktit të Mirëqenies Sociale”, është shprehur ministri Klosi.
Kështu të gjithë shqiptarëve që kanë punuar në Austri do t’u njihen të gjitha vitet e punës për pension.
Ministri Klosi ka bërë të ditur se janë duke punuar që të nënshkruajnë marrëveshje të tilla me Greqinë, Italinë dhe Kanadanë, kurse kanë me Gjermaninë, Belgjikën, Luksemburgun, Hungarinë, Republikën Çeke, Rumaninë dhe Maqedoninë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












