Lajme
Gjykata speciale nuk është në kërkim të Haradinajt
Zyra e prokurorit special për krime të luftës në Kosovë, David Schwendiman, nuk ka ka kërkuar e as nuk ka dhënë urdhër për arrestimin apo ekstradimin e Ramush Haradinajt
Zyra e prokurorit special për krime të luftës në Kosovë, David Schwendiman, nuk ka ka kërkuar e as nuk ka dhënë urdhër për arrestimin apo ekstradimin e Ramush Haradinajt. Këtë e ka thënë për gazetën serbe “Vecernje Novosti” vetë prokurori special.
“Haradinaj është arrestuar nga autoritetet franceze në bazë të fletëarrestit nga Serbia, të cilin kjo e fundit e ka bërë në mënyrë të pavarur. Unë nuk e kam kërkuar,” ka thënë ai, transmeton RTKlive.
Schwendiman ka thënë se nuk dëshiron të komentojë lidhur me hetimet aktuale e as për atë se kush janë të dyshuarit potencialë, për të cilët pritet të bëhen padi e as se kur mund të ndodh kjo.
“Ende nuk kemi arritur në atë fazë,” ka thënë Schwendiman.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














