Shkurt.ch
Kushte të reja për regjistrimin në universitetet zvicerane
Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve zvicerane konfirmon dispozitat e reja për regjistrimin e studentëve të rinj.
Për t’u pranuar studentët e huaj që dëshirojnë të regjistrohen në një universitet zviceran duhet të plotësojnë tani kushte më të ashpra. Për shembull, gjermanët duhet të kenë arritur një mesatare të caktuar gjatë studimeve të tyre ose të kenë një dokument që dëshmon se janë të pranuar në një universitet gjerman.
Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve zvicerane (CRUS), Mathias Stauffacher, konfirmoi të dielën dispozitat e reja të cilat janë cituar në një artikull të gazetës “Der Sonntag”. Në fakt, rregullat për pranim në universitet janë ndryshuar në fund të vitit të kaluar dhe të gjitha informacionet janë të publikuara në faqet e internetit të institucioneve përkatëse.
Sipas kushteve të përshkruara në faqen e CRUS, një gjerman, i cili dëshiron të studiojë në Zvicër ose duhet të ketë arritur një mesatare 2.5 (ekuivalente me e notës 4,5 në Zvicër) ose të sigurojë një certifikatë e cila dëshmon për pranimin e tij në një universit gjermane të njohur.
Tani, në disa fakultete të Zvicrës, ku numri i vendeve është i kufizuar, këto dy kushte mund të plotësohen. Prandaj, edhe Universiteti i Bernës dhe ai i Cyrihut kërkojnë një mesatare më të lartë, ekuivalente me notën 5.
Një fletëlëshim ligjor është kërkuar nga CRUS-i që universitetet zvicerane të gëzojnë të drejtën për të futur kuota për studentët e huaj apo taksa më të larta në qoftë se ato nuk kanë hapësirë të mjaftueshme. Masa të tilla nuk duket se janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare ose bilaterale, vështron swissinfo.ch.
Tani për tani, vetëm Universiteti i St Gallen ka një kuotë të caktuar deri në 25%. Ndërsa institucionet e tjera kanë fiksuar kushte të reja për regjistrimin e studentëve të huaj.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave, 35. 714 studentë janë regjistruar në universitetet zvicerane në gjysmën e parë të 2010/2011. Një e treta e tyre ishin gjermanë, të ndjekur nga francezët dhe italianët.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













