Lajme
Çitaku i kujton Trumpit se Kosova është shteti më pro-amerikan në botë
“U thash atyre se jam ambasadore krenare e shtetit më pro-amerikan në botë”, ka shkruar Çitaku në rrjetin e saj social në “Facebook”
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkua të Amerikës, Vlora Çitaku ka pasur rastin të takohet me presidentin e zgjedhur të Amerikës, Donald Trump, shkruan albinfo.ch.
Gjatë takimit me Trumpin në një darkë të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit për komunitetin diplomatik në Amerikë, Çitaku i ka treguar se është ambasadore e një shteti pro-amerikan.
“U thash atyre se jam ambasadore krenare e shtetit më pro-amerikan në botë”, ka shkruar Çitaku në rrjetin e saj social në “Facebook”.
Ky takim ishte vetëm tri ditë para inaugurimit të presidentit të ri të Amerikës, derisa zyrtarët kosovarë menjëherë kanë filluar bashkëpunimin me administratën republikane, sapo Trump ka fituar në zgjedhje.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












