Lajme
VMRO kundër dygjuhësisë, refuzon koalicionin me shqiptarët
VMRO nuk do të lejoj që të ndryshohet kushtetuta për dygjuhësinë në tërë territorin e Maqedonisë dhe vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Special. Me këtë qëndrim mandatari Gruevski ''prish'' raportet me shqiptarët
Partia fituese në zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni, VMRO DPMNE duket se nuk do të arrij ta formojë qeverinë e re, pasi që mandatari Nikolla Gruevski ka refuzuar ofertën e BDI-së për dygjuhësi në gjithë shtetin. Ky refuzim apriori e nxjerr nga loja VMRO DPMNE-në për koalicion me shqiptarët, pasi partitë tjera shqiptare edhe ashtu janë deklaruar kundër Gruevskit.
Nga BDI-ja thanë se nuk kanë preferenca për ndonjë parti të caktuar maqedonase dhe se do të bisedojnë qoftë me VMRO-në apo LSDM-në e Zoran Zaevit nëse përmbushin tri pikat kryesore të saj, zyrtarizmin e shqipes, integrimin euroatlantik dhe mbështetjen që duhet ti japin punës së Prokurorisë Speciale.
“Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka partner strategjik dhe preferenca për asnjë bllok politik maqedonas, por mbetet partner me popullin shqiptar. BDI-ja vë interesat e ruajtjes së stabilitetit të vendit para interesave partiake. BDI përcakton si çështje të panegociushme për të ardhmen përdorimin e barabartë të gjuhës shqipe zyrtare, integrimin në NATO dhe BE, vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale me qëllim të zbardhjes së gjitha dyshimeve të dala nga mega skandali i përgjimeve”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Por, kërkesat e tilla të Bashkimit Demokratik për Integrim nga VMRO-ja janë vlerësuar si rrënuese të rendit kushtetues të Maqedonisë andaj edhe qartë ka bërë me dije se për to jo vetëm që nuk do të bisedojë, por me të gjitha forcat do të pengojë realizimin e kërkesave të tilla.
“VMRO-ja konfirmon qëndrimin e saj nuk pajtohet, nuk do të bisedojë dhe nuk do të lejoj që të ndryshohet kushtetuta për dygjuhësinë në tërë territorin e Maqedonisë dhe vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale… ky qëndrim bazohet në angazhimin tonë për ruajtjen e shtetit unitar, mbrojtjen e rendit Kushtetues, në Marrëveshjen e Ohrit si dhe në marrëveshjet e muajve qershor dhe korrik të vitit 2015…”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.
“Prokuroria Speciale nuk ka asgjë të përbashkët me drejtësinë, është një instrument politik në duart e qendrave të caktuar për të shantazuar çdo politikan që lufton për mbrojtjen e interesave të kombit maqedonas dhe të Maqedonisë në përgjithësi”, thuhet të përgjigjen e partisë së Gruevskit, citon REL.
Ndërkohë, reagime ka edhe nga partitë tjera shqiptare të cilat dolën me qëndrimet se platforma e BDI-së për bisedime nuk përfshinë të gjitha pikat e deklaratës së partive politike shqiptare.
Sipas tyre në platformën e partisë së Ahmetit nuk janë përfshirë edhe shumë çështje tjera si barazia ekonomike, vendimmarrja konsensuale, proceset e montuara politike, përfaqësimi, simbolet kombëtare e pikat tjera që përmban deklarata e arritur pas konsultimeve të bëra me drejtuesit e lartë shtetëror në Prishtinë dhe Tiranë.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












