Lajme
Në aeroportet e Maqedonisë kaluan 1.7 milionë pasagjerë
Sipas të dhënave, Stambolli është destinacioni më i frekuentuar nga Aeroporti "Aleksandri i Madh" në vitin 2016, me 12,6 për qind pjesë tregu, pastaj vjen Cyrihu me 10,2, Vjena me 6,3, Bazeli me 5 për qind...
Dy aeroportet e Maqedonisë, në Shkup dhe Ohër, kanë qenë mjaft të frekuentuara gjatë vitit 2016. Janë gjithsej 1.794.376 udhëtarë të cilët kanë udhëtuar në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup dhe “Shën Apostull Pali” në Ohër, që është 15 për qind më shumë në krahasim me vitin 2015.
Në vitin e 2015 janë evidentuar 1.560.381 udhëtarë, njofton “TAV Maqedoni”, përcjell MIA. Kompania njofton edhe se është rritur numri i operacioneve për 8,9 për qind, duke arritur gjithsej 16.883 fluturime.
“Jemi të kënaqur që arritëm rritje dyshifrore të numrit të udhëtarëve në nivel vjetor, më e lartë nga mesatarja e BE-së dhe nga mesatarja në rajon. Edhe në vitin 2017 do të vazhdojmë në këtë drejtim, duke i përqendruar qëllimet tona kryesore në zgjerimin e rrjetit të linjave nga aeroportet në Shkup dhe Ohër, duke bashkëpunuar me Qeverinë, me të gjithë institucionet e involvuara kompetente për aviacionin dhe me kompanitë ajrore”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedoni” Alper Ersoj.
Sipas të dhënave për komunikacionin rrugor, Stambolli (me dy aeroportet “Ataturk” dhe “Sabiha Gokçen”) është destinacioni më frekuentues nga Aeroporti “Aleksandri i Madh” në vitin 2016, me 12,6 për qind pjesë tregu, pastaj pasojnë Cyrihu me 10,2, Vjena me 6,3, Bazeli me 5, Malme me 4,8 dhe Londra me 4,3 për qind.
Lidhur me pjesën e kompanive ajrore në komunikacionin rrugor, Wizz Air ka transportuar numër më të madh të udhëtarëve, 54,8 për qind, ndërsa pason Turkish Airlines, Austrian Airlines, Germania Flug, Pegasus Airlines dhe Edelweiss.
Dita më e frekuentuar në aeroportin e Shkupit në vitin 2016 ka qenë 12 gushti kur kanë udhëtuar 5.641 udhëtarë, ndërsa numri i përgjithshëm i lëvizjeve të aeroplanëve ka qenë 50, ndërsa pastaj edhe 21 korriku kur gjithsej 5.604 udhëtarë janë transportuar për një ditë me gjithsej 51 lëvizje të aeroplanëve.
Kargo-komunikacioni në aeroportin në Shkup ka rritje të konsiderueshme prej 10,9 për qind në vitin 2016 me gjithsej 3.090 tonë dërgesa të transportuara me aeroplan.
Sipas “TAV Maqedoni”, kjo rritje kryesisht është meritë e eksportit të rritur të mallrave, por edhe të popullarizimit të porosive individuale përmes internetit të transportuara përmes rrugës ajrore.
“Viti i kaluar 2016 ka qenë vit shumë i suksesshëm për rritje të komunikacioni në aeroportin në Ohër, ku numri i udhëtarëve është rritur në 39,2 për qind në nivel vjetor.
E-Diaspora
-
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike Ajo përfundoi studimet në Inxhinieri Kompjuterike (Software Engineering) me minor në Networking, duke u vlerësuar për... -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












