Lajme
Ahmeti pranon të negociojë me Gruevksin për qeverinë e re
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se do të respektojë parimin e fituesit dhe do t’i fillojë bisedimet me VMRO-DPMNE-në për formimin e qeverisjes së re
Derisa tri subjektet tjera politike shqiptare, BESA, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH i kanë thënë Jo, koalicionit me VMRO DPMNE, është kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se do të hyj në marrëveshje me Nikolla Gruevskin për koalicion qeverisës. Ai ka thënë se bisedimet për qeverinë e ardhshme do ti zhvilloj me partinë fituese.
“Ne do të fillojmë të bisedojmë me partinë e parë që ka marrë mandat”, ka thënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili hedh poshtë mundësinë që deri më tani të ketë negociuar me ndonjërën nga partitë politike maqedonase.
Ndërkaq mandatari për qeverinë e re Nikolla Gruevski, gjatë ditës së djeshme tërhoqi vëmendjen se nëse BDI nuk respekton parimin e fituesit, as partia e tij nuk do të respektojë të njëjtin parim në zgjedhjet e ardhshme.
“Nëse VMRO DPMNE-së si parti fituese i bëhet lojë nga BDI, pa marrë parasysh se cilat janë arsyet, të jeni të bindur se VMRO DPMNE shumë shpejtë do të kthehet fuqishëm edhe atë së paku me dy mandate të radhës. Dhe sigurisht që do të jemi pa asnjë obligim në formimin e qeverisë”, tha Gruevski.
Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Faton Fazliu thotë se partia e tij mbetet në parimet e veta, se koalicion me persona të dyshuar nga ana e Prokurorisë Speciale nuk do të bëjë, kurse thonë që BDI i ka borxh Nikolla Gruevskit dhe VMRO DPMNE-së.
“Ne nuk mund të paragjykojmë se kush me kë do hyjë në qeveri. Ne mund të flasim për parimet tona dhe jemi deklaruar disa herë se BDI-ja i ka borxh Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Ne nuk mund ta vlerësojmë këtë, ne e dimë se ato me vite të tëra janë marrë dhe janë dhënë mes vete dhe se dashuria e tyre 10 vjeçare ka lënë pengje të tyre gjatë kësaj periudhe”, u shpreh ai, citon Almakos.
Nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se nuk do ti përgjigjen ftesës së Gruevskit, dhe se koalicioni BDI-VMRO DPMNE ka qenë i dëmshëm për qytetarët.
“Nuk dua te komentoj raportet e një koalicioni 8 vjeçar, të cilën ne si Aleance për shqiptaret vazhdimisht e kemi kritikuar dhe vazhdojmë ta mbajmë qëndrimin se kanë qenë binomi më i keq për shqiptaret në historinë 26 vjeçare te Maqedonisë”, thonë nga kjo parti.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










