Lajme
BE kërkon formimin e shpejtë të Qeverisë në Maqedoni
“Ne, në kuadër të afateve kushtetuese, presim formim të shpejtë të një qeverie të re stabile në Maqedoni”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç
Menjëherë pasi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ia dorëzoi mandatin liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskit për formimin e qeverisë së re në Shkup, Bashkimi Evropian nëpërmjet zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç ritheksoi qëndrimin e mëparshëm se pret “formim të shpejtë të qeverisë së re”.
“Në këtë fazë, e vetmja gjë që mund të them është se ne prej afër e ndjekim situatën. Siç thamë në të kaluarën, ne, në kuadër të afateve kushtetuese, presim formim të shpejtë të një qeverie të re stabile. Ne, gjithashtu, dëshirojmë të shohim implementim urgjent të reformave, zgjidhje të çështjeve për qeverisje sistematike të të drejtës, njëjtë edhe përmes prioriteteve urgjente reformuese dhe përmes implementimit të vazhduar të marrëveshjeve paraprake politike”, tha ajo.
Në këtë kontekst, BE sipas Kocijançiç do të vazhdojë të mbështes Maqedoninë në procesin integrues. “Kjo është e tëra që mund të them për momentin”, potencoi Kocijançiç, citon MIA.
Por, duket se Gruevski e ka të vështirë formimin e qeverisë së re, pasi që tri partitë shqiptra ia kanë bërër “bllok” bashkëqeverisjes me të.
Aleanca për Shqiptarët thotë se platforma e përbashkët është pa aq e rëndësishme sa kush do të marrë pjesë në formimin e qeverisë.
“Nuk ka ndryshime në qëndrimin tonë se nuk do të marrim pjesë në asnjë kombinim nëse mandatari është Gruevski ose persona që kanë dosje kriminale dhe që janë të përfshirë në hetimet e Prokurorisë Speciale”, bën të ditur nga Aleanca për Shqiptarët.
Qëndrim të ngjashëm ka edhe Lëvizja “Besa”.
“Besa” pranon të marrë pjesë në qeverisje vetëm nëse në të nuk ka figura politike të inkriminuara dhe të dyshuara nga Prokuroria Speciale Publike; nëse pranohet diskutimin për Ridefinimin e sistemit juridiko-kushtetues të shtetit dhe nëse marrëveshja qeveritare do të jetë transparente për publikun dhe e afatizuar”, thanë përfaqësuesit e Lëvizjes “Besa”, citon “AlsatM”.
Bojkotimin e këtij mandatari paraprakisht e kishte njoftuar edhe PDSH-ja, derisa nga BDI-ja nuk kanë dhënë asnjë deklaratë rreth koalicionit të mundshëm me ish partnerin VMRO DMPMNE.
Ndryshe, mandatari i ri, Nikolla Gruevski, ka afat prej 20 ditësh, nga dita e dorëzimit të mandatit për formimin e qeverisë. VMRO DPMNE-së i duhen 61 vota për të formuar qeverinë, me shumicën e thjeshtë.
Nëse BDI i bashkohet Gruevksit atëherë ai mund ta bëjë qeverinë, pasi VMRO DPMNE ka 51 ulëse në Kuvend, ndërsa BDI ka 10 ulëse dhe bashkë i bëjnë 61 vota nga 120 sa ka Kuvendi i Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












