Lajme
Gruevski e Zaev përplasen për të drejtat e shqiptarëve
Gruevaski ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, shqiptarët kanë gëzuar shumë më shumë të drejtat se sa në qeverisjen e LSDM-së
Vetëm pak ditë para se Nikolla Gruevski i VMRO-së të merr mandatin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, ai ka sulmuar partinë rivale LSDM se nën qeverisjen e saj, shqiptarët janë diskriminuar dhe shtypur etnikisht. Gruevaski ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, shqiptarët kanë gëzuar shumë më shumë të drejtat se sa më parë.
Lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski në intervistë për portalin “republika.mk” tha se partia e tij nuk është parti shoviniste, ndërsa personalisht tha se nuk është nacionalist dhe nuk punon kundër shqiptarëve. Ai akuzoi LSDM-në se ka burgosur dhe diskriminuar shqiptarët ndërsa tha se ai po bën të kundërtën
Ndërkaq, LSDM e Zoran Zaevit thotë se është VMRO DPMNE-ja ajo e cila ka bërë ndarjen ndëretnike në Maqedoni.
Kjo sipas LSDM-së ishte njëra ndër arsyet që qytetarët në zgjedhjet e 11 dhjetorit qytetarët votuan për ndryshim.
BDI nuk ka dëshiruar të komentojnë intervistën e Gruevskit, por shkurt thanë se kohërat kanë ndryshuar dhe se shqiptarët në Maqedoni i dalin zot vet kauzës së tyre.
Nga Lëvizja Besa thanë se krime kundër shqiptarëve ka pasur edhe në kohën e LSDM-së dhe atë të VMRO DPMNE-së, citon AlsatM.
“Është e vërtetë se edhe në të kaluarën LSDM-ja ka qenë shumë antishqiptare dhe ne nuk e kemi harruar këtë. Por nuk i kemi harruar as viktimat shqiptare të kohës së Gruevskit. Shqiptarët e rastit së “Sopotit” dhe “Monstra” ende vuajnë si pasojë e qëndrimit antishqiptarë dhe Gruevskit dhe VMRO-së”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.
“Ne edhe më tej mbetemi në qëndrimin tonë se deklarata të tilla nga ana e Gruevskit dhe VMRO-së nuk na bëjnë aspak përshtypje dhe nuk na bëjnë ta ndërrojmë qëndrimin tonë ndaj lidershipit antishqiptar të VMRO-së dhe Nikolla Gruevskit”, u shpreh Orhan Murtezani, zëdhënës i Lëvizjes Besa.
Për “Aleancën për Shqiptarët” fjalori i Nikolla Gruevskit është ngacmues dhe ofendues për shqiptarët dhe kujtuan rastet e hapura kundër shqiptarëve në kohën kur VMRO – DPMNE-ja ishte në qeveri.
“Aksionet policore, tërheqja zvarrë e shqiptarëve, fjalori i tyre barbar ndaj shqiptarëve, proceset e montuara politike, “Monstra”, gërmadhat e Lagjes së Trimave në Kumanovë, ngufatja e perspektivës Euroatlantike, janë shembulli më i keq i këtij ish kryeministri që duke dashur të bëhet ikonë e maqedonasve u shndërrua në lugat politik ndaj shqiptarëve”, njoftojnë nga Aleanca për Shqiptarët.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













