Lajme
Apel bashkatdhetarëve: mos shkoni krejt në Merdarë
Sipas informatave aktuale, pritjet më të gjata janë në Merdarë, ku kolonat arrin në 3.5 kilometra, kurse te Dheu i Bardh pritjet janë deri 1 orë e gjysmë. Ndërsa në Mutivodë dhe në Muçibabë pritjet janë rreth 10 minuta
Ministra e Diasporës iu rekomandon bashkatdhetarëve kosovarë të cilët po kthehen në vendet e punës pas pushimeve të fundvitit, që t’i shfrytëzojnë edhe pikëkalimet tjera me Serbinë, në mënyrë që t’i ikin pritjeve të gjata. Sipas MeD, shumica e bashkatdhetarëve janë orientuar kryesisht në dy pikëkalime kufitare, Merdar dhe Dheu i Bardhë, duke shkaktuar kolona të gjata.
“Në mënyrë që t’u shmangeni pritjeve në radhë të gjata, Ministria e Diasporës ju rekomandon fuqishëm që të zgjidhni edhe pika të tjera për kalimin kufitar, përkatësisht ta përcillni gjendjen nëpër këto pikëkalime përmes tabelës së publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar”, thuhet në rekomandim.
Sipas MeD, Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke punuar vazhdimisht që të ndikojnë te pala serbe për aplikimin e procedurave lehtësuese në kufi.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar një lik, http://www.mpb-ks.org/qkmk/#.WG42RlUrK73 ku shihet drejtpërdrejt pritjet dhe kalimet në 12 kufijtë e Kosovës.
Sipas informatave aktuale, pritjet më të gjata janë në Merdarë, ku kolonat arrin në 3.5 kilometra, kurse te Dheu i Bardh pritjet janë deri 1 orë e gjysmë. Ndërsa në Mutivodë dhe në Muçibabë pritjet janë rreth 10 minuta.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











