Lajme
Me kryeministrin Rama mund të fitohen 52 shishe shampanjë!
Kurse pyetja e 38-të e kuizit duhet të jetë e lehtë për shqiptarët: "Cili kryeministër i një vendi të Ballkanit është një artist, që ka punuar dikur si profesor i arteve të bukura?
Për fundin e vitit 2016 gazeta “Financial Times” ka përgatitur një kuiz me pyetje nga kultura. Fituesin e kësaj sfide kulturore e presin 52 shishe shampanjë të markës Laurent-Perrier Cuvée Rosé.
Një nga pyetjet e kuizit, ajo e treta, lidhet me Gjermaninë: “Për herë të parë në treg prej 65 vjetësh!” një shitës pasurish të patundshme në Los Anxhelos ofroi për thuajse 15 milionë dollarë në muajin gusht një vilë me pesë dhoma për ta shkatërruar, shkruan dw.de. Pas një zhurme që shkaktoi ky lajm rreth 5000 milje larg, shteti gjerman vendosi ta blejë atë. Përse?
Gjermania vendosi ta blejë vilën në fjalë në periferi të Los Anxhelosit , sepse ajo ishte shtëpia e dikurshme e shkrimtarit gjerman Tomas Man (Thomas Mann). Sipas planeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kjo vilë do të përdoret si rezidencë për artistë të rinj të talentuar në Kaliforni. Vila ka një kopsht të madh përreth dhe meqë nuk ishte nën mbrojtje si monument kulture ndonjë investitor privat mund ta blinte, ta shkatërronte dhe të ndërtonte aty ndonjë objekt tjetër më fitimprurës. Në këtë shtëpi Tomas Mani shkroi veprën e tij “Doktor Fausti”.
Kurse pyetja e 38-të e kuizit duhet të jetë e lehtë për shqiptarët: “Cili kryeministër i një vendi të Ballkanit është një artist, që ka punuar dikur si profesor i arteve të bukura?
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










