Lajme
Festohen Krishtlindjet me thirrjet për paqe e dashuri
Besimtarët e krishterë po festojnë Krishtlindjet me mesazhet për paqja, dashuria, toleranca, e harmoni mes njerëzve
Besimtarët krishterë në Kosovës e Shqipëri po e festojnë Kërshëndellat, njërën nga dy festat më të mëdha të besimit të krishterë më botë. Me mesazhet për paqja, dashuria, toleranca, kujdes ndaj njerëzve dhe harmoni, nisi mesha kryesore e lindjes Krishtit, e cila është mbajtur në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Meshën e ka udhëhequr Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili iu lut Zotit që zemrat e të gjithë qytetareve të kenë bujari. Në këtë uratë ai ka thënë se përfshin çdo njeri të pikëlluar dhe ata që në çfarëdo mënyre e kanë përjetuar dhimbjen dhe trishtimin nga të këqijat e ditëve të sotme.
Më tutje, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka thënë se dëshiron që tëgjithë qytetarët e Kosovës dhe mbarë botës, por edhe besimtarët e gjitha feve, që të jetojnë në paqe, mirëkuptim dhe tolerancë, ka theksuar ai,ashtu siç na ka mësuar Krishti.
“Vëllezër dhe motra, dëshiroj me gjithë zemër që t’ua uroj festën e Kërshëndellave dhe shfrytëzoj këtë moment për t’ju uruar një vit të mbarë dhe plot begati. Të keni më shumë paqe e dashuri në zemrat dhe familjet tuaja dhe në gjithë realitetin, në të cilin po jetojmë. Të përjetojnë më shumë respekt, dhe me zemër të bardhë, me fat Krishtlindja”, ka thënë Dodë Gjergji.
Ai ka theksuar se sa shumë e ka fisnikëruar kombin tonë e shenjta Nëna Terezë. Ndër të tjera, ai ka thënë se pushteti mbi krijimin nuk nënkupton mohimin e krijuesit, se jeta nuk është në pushtetin e ligjeve të botës, por në vullnetin e Zotit. Ndërkaq, Dodë Gjergji ka kërkuar edhe nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të jenë më të përgjegjshme.
“Uroj që shoqërinë civile dhe institucionet shtetërore, ndërkombëtare dhe të gjithë ata që kanë përgjegjësi në drejtimin e të ardhmes sonë, se Zoti i gjithëpushtetshëm t’i ndihmojë t’i kryejnë më ndërgjegje detyrat dhe të jenë të aftë të vënë interesat tona të përbashkëta mbi çdo lloji interesi tjetër”, ka theksuar Dodë Gjergji.
Për festën e Krishtlindjes, besimtarët katolikë i kanë uruar edhe drejtuesit e institucioneve të larta. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, natën e shenjtë të Krishtlindjeve.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Thaçika shkruar se “ky vit na solli gëzime të gjithëve. U shenjtërua Nënë Tereza, jeta dhe veprat e së cilës janë udhërrëfyes për ne, por u lumturuan edhe 38 martirë shqiptarë të Kishës Katolike. Në audiencë private me Atin e Shenjtë, si president i vendit i konfirmova sërish përkushtimin e Kosovës për vlerat e paqes, dialogut dhe solidaritetit, si dhe mora konfirmimin për ardhjen e tij Kosovë, ditë të cilën po e presim me padurim”, citon REL
Ndërkaq, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, qytetarëve urime më të sinqerta për Krishtlindje, u ka përcjellë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kjo festë e shenjtë përcjell te besimtarët anekënd botësmesazhet e dashurisë, paqes, mirësisë, optimizmit dhe të harmonisë ndërmjet njerëzve, virtyte që e karakterizojnë plotësisht popullin e Kosovës.
Spas kalendarit të krishterë, Krishtlindja është dita e lindjes së Krishtit, djalit të Zotit të dërguar në këtë botë për të shpëtuar njerëzimin nga mëkatet dhe për të bërë paqen mes Zotit dhe njerëzve dhe gjithë njerëzimit së bashku. Jezusi lindi nga Maria në Betlehem.
Lindja e Krishtit, festohet edhe me 7 janar nga Kisha Ortodokse, sipas kalendarit Julian. Kisha evangjeliste, katolike dhe ajo protestante, festojnë në datat 24 dhe 25 dhjetor, sipas kalendarit Gregorian. Kjo festë me ringjalljen e Krishtit (Pashkët) janë dy festat më të mëdha të krishterëve.
Ndërkaq që në orët e para të mëngjesit, qindra besimtarë u mblodhën në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, në meshën e drejtuar nga Fortlumturia e tij, Anastasi.
Në mesazhin e dhënë përpara besimtarëve, Kryepeskopi i Shqipërisë bëri thirrje për sa më pak arrogancë.
“Krishti, perëndia ynë i vërtetë që lindi në shpellë dhe u shtri në grazhdë, le të na çlirojë nga çdo formë e dukshme apo e fshehtë e arrogancës dhe nga çdo lloj robërie ndaj egocentrizmit dhe varianteve të tij të shumëllojta dhe le të na bëjë të jetojmë me përulësie e thjeshtësi shpirti, duke ndjekur gjurmët e tij”, tha Anastasi.
Një urim të veçantë drejtoi dhe kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj.
“Edhe për myslimanët në fakt është një ngjarje e shënuar. Jezu Krishti, ose Isai siç e quajmë ne myslimanët, është pjesë e besimit tonë. Një mysliman nuk e ka besimin e plotë nëse nuk beson te profeti Isa”.
Edhe presidenti i Republikës së Shqipërisw Bujar Nishani iu shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë. Nishani shkruan se besimi tek Zoti si dhe tek vlerat më të pastra e të përdëllyera njerëzore duhet të mbizotërojnë kudo e të na ndriçojnë rrugëtimin tonë shoqëror.
“Me rastin e Festës së shenjtë të Krishtlindjes, kam kënaqësinë dhe privilegjin të shpreh urimet e mia më të mira e të përzemërta për të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë kudo ndodhen! Një ditë e tillë aq e veçantë që përkujton lindjen e Krishtit, shënon një ngjarje të madhërishme për besimtarët e krishterë anë e mbanë botës, e cila për nga veçantia e saj i ka përcjellë mbarë njerëzimit për më shumë se dy mijë vjet mesazhin e ripërtëritjes së shpresës për një të ardhme më të mirë e më të sigurt në paqe dhe në begati”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









