Lajme
Pas dështimit në KSHZ, Zaev i drejtohet Gjykatës Administrative
LSDM ka vendosur që të parashtrojë ankesë për parregullësi në Gjykatën Administrative
Pasi ka dështuar në KSHZ që të ketë rivotim të zgjedhjeve në vendvotimin 20-11 në Tearcë, partia që mbeti e dyta në zgjedhjet e 11 dhejtorit në Maqedoni, LSDM, ka vendosur që ”dështimin” në këtë proces zgjedhor ta definojë Gjykata Administrative. Sipas ekspertëve juridik, është kjo gjykatë që do të vendosë nëse ka apo jo rivotim.
Pas vendimit në mbledhjen e mbrëmshme të KSHZ-së, e cila hodhi poshtë të gjitha ankesat e LSDM-së për parregullsi zgjedhore, kjo e fundit, përmes një kumtese me shkrim ka theksuar se Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ka dëshmuar se nuk është në nivel të detyrës serioze, që e ka në lidhje me mbrojtjen e të gjitha aspekteve nga procesi zgjedhor.
“Institucionet e shtetit duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe ta respektojnë vullnetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Edhe krahas gjithë asaj që po ndodh, disa gjëra janë të qarta si kristali: Qytetarët zgjodhën jetë dhe ato ndryshime tashmë po ndodhin, nuk ka më vende në politikën për personalitete si Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE shkon në opozitë. Hapen perspektivat për Republikën unike të Maqedonisë dhe të gjithë qytetarët e saj”, thuhet në komunikatën për media nga Lidhja Social-Demokrate e drejtuar nga Zoran Zaev, citon REL.
Nga kjo parti informojnë se do të parashtrojnë ankesa për parregullsi zgjedhore në Gjykatën Administrative pasi të kenë definuar me ekspertët juridik të gjitha shkeljet që i ka bërë KSHZ-ja gjatë shqyrtimit të ankesave të parashtruara nga kjo parti.
Përderisa nga Lëvizja Besa thonë se nuk do të parashtrojnë ankesa në Gjykatën Administrative, sepse siç shprehen, nuk besojnë në gjykatat e Maqedonisë.
“Vendimet e asaj gjykate, do të jenë politike dhe ato vendime ne të gjithë i pamë se cilat janë gjatë këtyre ditëve në KSHZ. Ata na i vodhën dy deputetë në mënyrë klasike para syve të botës dhe tani duan ta legjitimojnë këtë edhe përmes gjykatave. Pa ardhur drejtësia, ky vend nuk ka të ardhme”, deklaron Blerim Sejdiu, nga Lëvizja Besa.
Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike thonë se Gruevski tregoi qartë se nuk e ka ndërmend të heqë dorë që mandatar i qeverisë së ardhshme të jetë ai.
Pero Dimshoski, profesor universitar, duke komentuar gjuhën e ashpër të shprehur nga Gruevski ndaj diplomatëve të huaj, përkatësisht se nuk do të lejojë kurrfarë ndërmjetësimi për formimin e qeverisë së re, thotë se kjo deklaratë vjen pasi Gruevski ka marrë sinjale, siç thotë, “pas kuintave” nga partitë shqiptare për mbështetjen e qeverisë së tij nëse i jepet mandati për ta formuar.
“Nuk kemi të bëjmë me ndonjë retorikë të re nga ana e VMRO DPMNE-së. Edhe më herët Gruevski është shërbyer me retorikë nacionaliste, anti-shqiptare, megjithatë gjithmonë ka pasur parti politike, të cilat janë shprehur se duan të jenë pjesë e një Qeverie ku merr pjesë VMRO-DPMNE. Edhe kësaj radhe nuk do të befasohesha që ndonjëra ose madje edhe dy nga partitë shqiptare të pranojnë ofertën për të bërë koalicion me VMRO DPMNE, kuptohet nëse nuk pëson ndryshime rezultati zgjedhor”, thekson Dimshoski.
Por, Sefer Tahiri, ligjërues i Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, thotë se gjuha e ashpër e Nikolla Gruevskit para KSHZ-së, është shprehje revolte ndaj rezultatit të përgjithshëm zgjedhor, aq më shumë kur shqiptarët tani nuk e parapëlqejnë partinë e tij për të bërë koalicion për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.
“Tani partia e Nikolla Gruevskit nuk e ka numrin e mjaftueshëm të votave për të formuar vetë qeverinë, ndërkohë që dihet gatishmëria e partive politike shqiptare se nuk janë për koalicion me VMRO-DPMNE, Ndërsa, vlerësimet se ambasadorët e huaj nuk duhet të përzihen në zhvillimet në vend, ishin deklarata të pamatura anti-diplomatike, do të kisha thënë edhe anti-integruese kur dihet se kontributi i ambasadorëve të vendeve të huaja veçanërisht atij të SHBA-së dhe BE-së, ka qenë në drejtim të tejkalimit të krizës politike dhe vendosjes së normalitetit politik në Maqedoni”, thekson Tahiri.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










