Lajme
Përmbyllet fushata, Maqedonia në heshtje parazgjedhore
Pas tri javë fushate aktive me tensione politike, subjektet në Maqedoni kanë përmbyllur sonte fushatën parazgjedhore. Zgjedhjet mbahen të dielën, ndërsa konsiderohen jetike për të ardhmen e vendit
Partitë politike në Maqedoni pas një fushate të gjatë dhe me tensione e sulme politike, kanë mbyllur debatet dhe mitingjet zgjedhore, duke shkuar në heshtjet e zgjedhjeve. Gjatë gjithë muajit të kaluar, fushata ka qenë e ngarkuar me akuza nga një tabor në taborin tjetër.
Edhe pse votimi konsiderohet si thelbësor për aspiratat e vendit për integrimin në BE dhe në NATO, partitë politike, si maqedonase po ashtu edhe shqiptare, u fokusuan te sulmet ndaj rivalëve e jo te hartimi i një programi të përshtatshëm politik. Megjithatë, për të gjitha partitë këto zgjedhje konsiderohen jetike, ndërsa më shumë se 4 mijë vëzhgues do t’i monitorojnë ato.
Kryetari i VMRO DPMNE, Nikola Gruevski, synon të rimarrë postin që ka mbajtur prej 2006-s. Ndërsa rivali i tij, lideri i opozitës dhe i LSDM-së, Zoran Zaev, akuzon Gruevskin për korrupsion dhe abuzim në pushtet, përfshirë urdhërimin e policisë për përgjimin e paligjshëm të mijëra maqedonasve, kontrollimin e sistemit gjyqësor dhe manipulimin e zgjedhjeve.
“Drejtësia duhet të vihet në vend. Kriminelët që drejtuan vendin për 10 vite duhet të japin llogari përpara gjykatave të pavarura. Jo vetëm që do të mbajnë përgjegjësi, por duhet t’i rikthejnë popullit të gjitha paratë e vjedhura”, tha Zoran Zaev.
Nga ana e tij, Gruevski akuzoi Zaevin për tradhti, pasi – siç thotë, – është bërë palë me forcat e huaja për të minuar interesat kombëtare. Ai nuk akuzoi ndonjë vend në veçanti, por u kuptua referenca ndaj Athinës, me të cilën Shkupi ka mosmarrëveshje lidhur me emrin e Maqedonisë.
“Askush nuk e pëlqen një njeri që gënjen kaq shumë, i cili luan kumar me interesat e vendit të tij, që bashkohet me struktura kriminale, e që nuk i interesojnë aspak kërkesat e qytetarëve. Maqedonia nuk do më të diktohet nga jashtë”, tha Nikola Gruevski.
Edhe më keq ka shkuar akuzuat në taborin shqiptar. Edhe atje BDI e Ali Ahmetiti synon të fitoj shumicën e shqiptarëve, ndërsa dy partitë tjera, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët synojnë sa më shumë përfaqësues në Kuvend.
BDI ka bërë fushatë kryesisht me atë çfarë ka arritur deri më tani dhe sakrificën si UÇK. Kjo parti ka premtuar që shqiptarët do të jenë faktor vendimmarrjeje në Maqedoni. BDI-ja hyri në këto zgjedhje me premtime për barazi ekonomike në të gjithë shtetin, dhe zbatimin e dygjuhësisë në të gjithë territorin.
Koalicioni Rilindje me Besë zotimin kryesor e kishte ridefinimin e shtetit dhe rishikimin e Marrëveshjes së Ohrit. Besa dhe RDK-ja u premtuan qytetarëve që nëse vijnë në pushtet nuk do të lejojnë diskriminimin ekonomik të shqiptarëve, dhe do të kërkojnë rishqyrtimin e statusit juridik të tyre, citon Lajm.
Premtuan se do të iniciohen ndryshime kushtetuese që të garantojnë barazi të plotë të shqiptarëve dhe maqedonasve.
Rilindje me Besë është zotuar edhe për vazhdimin e Mandatit të Prokurorisë Speciale dhe për themelimin e Gjykatës Speciale, me çka do të rishqyrtoheshin edhe rastet e montuara politike si “Monstra”, “Sopoti”, “Kumanova”, “Brodeci” e të tjerë.
PDSH, ndërkaq në fokus të kësaj fushate e kishte po ashtu përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në aspektin juridik dhe ekonomik.
Menduh Thaçi premtoi faljen e borxheve të të gjithë shqiptarëve dhe nxjerrjen nga burgu të të gjithë atyre që padrejtësisht janë dënuar. Thaçi tha se nëse partia e tij vjen në pushtet, do të riformatojë gjyqësorin me persona të pakorruptuar dhe politizuar dhe do të iniciohet rigjykim për të gjithë rastet e montuara nga politika.
Aleanca për Shqiptarët në tubimet e organizuara gjatë fushatës nëpër gjithë Maqedoninë, premtoi zyrtarizimin e gjuhës shqipe, mirëqenien për shqiptarët, dhe ndërprerjen e të gjitha proceseve të montuara politike. Kjo Aleancë u zotua edhe për regjistrimin e popullsisë.
Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela tha se administratorët publik maqedonas që ua kanë zënë vendin shqiptarëve do të largohen si tepricë teknologjike dhe në vendin e tyre do të punësohen shqiptarët. Si përparësi Aleanca e sheh koalicionin mes tre partive të ndryshme politike që thonë se do të punojë në interes të shqiptarëve.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











