Lajme
Kosovë, ndotja e ambienti- alarmante
Sipas ekspertëve të ambientit, ditëve të fundit ndorja ka shkuar në përmasa alarmante duke u cilësuar si “Shumë e pashëndetshme”, me 242 ppm
Termocentralet e Kosovës në Obiliq, automjetet e vjetra, kompania Sharrcem në Han të Elezit, dhe Feronikeli në Drenas, janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovë. Madje ndotja sipas ekspertëve të ambientit, ditëve të fundit ka shkuar në përmasa alarmante duke u cilësuar si “Shumë e pashëndetshme”, me 242 ppm.
Organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, me mbështetjen e Komisionit Evropian, kanë organizuar një fushatë në sheshet kryesore të Prishtinës, kundër ndotjes së ajrit.
Përmes aksioneve simbolike, këto organizata kanë bërë vendosjen e kukullave me maska kundër ndotjes së ajrit, të cilat mbanin mbishkrime sensibilizuese. Në kuadër të aktivitetit janë bërë matje të drejtpërdrejta të cilësisë së ajrit, nga anëtarët e projektit. Gjithashtu janë ofruar broshura dhe maska kundër ndotjes.
Trim Ilazi është përfaqësues i organizatës PEN. Ai thotë se përmes fushatave të tilla synojnë ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për cilësinë e ajrit, e në të njëjtën kohë kërkojnë reagim nga institucionet përkatëse.
“Detyrë e institucioneve është – kur gjendja është alarmante sikurse tash – të ndërmarrin masa të drejtpërdrejta dhe emergjente. Në këtë rast, ndotësit kryesorë i kemi termocentralet, veturat dhe ngrohjet me qymyr nga qytetarët. Kështu që, duke i ditur burimet që i kemi, Ministria mund t’u jap udhëzime qytetarëve apo edhe termocentraleve, për t’i reduktuar këto ndotje”, thotë Ilazi.
Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në Kosovë, ndërkaq tregon se ditëve të fundit, në kohë të caktuara të ditës, janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare të ndotjes së ajrit.
Kryeshefi i kësaj Agjencie, Ilir Morina thotë se kjo vjen për shkak të stinës, parametrave meteorologjikë, si dhe shkaktarëve të tjerë, si emetimi i mbetjeve të zjarreve, pastaj komunikacioni e termocentralet. Por, sipas tij, gjendja nuk është alarmante, citon REL.
“Momentalisht ne jemi në një fazë të ndotjes mesatare, duke prekur vijën e ndotjes së pashëndetshme për grupet e ndjeshme. Nuk është gjendja alarmante, sepse ne do të alarmojmë me kohë, mirëpo mesatarja ditore sillet diku 46, 8 mijë mikrogramë për metër kub, dhe 50 është e lejuar”, thotë Morina.
Ndërkohë, Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në fillim të kësaj jave tregonte se cilësia e ajrit ka arritur në shkallën më të lartë, e cilësuar si “Shumë e pashëndetshme”, me 242 ppm.
Banorët e Kosovës kërcënohen nga mjedisi i ndotur jetësor, i cili po ndikon në rritjen e numrit të të sëmurëve nga mushkëritë dhe sëmundjet tjera respiratore, e madje edhe shkakton vdekjen e njerëzve. Kështu thonë ekspertë të çështjeve të ruajtjes së ambientit.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









