Lajme

Sondazhet e nxjerrin bindshëm fituese BDI-në

Sipas këtij sondazhit, BDI merr mbështetjen e 47 për qind të shqiptarëve, e pasuar nga Lëvizja për Reforma e PDSH-së që udhëhiqet nga Ziadin Sela me 14.7 për qind

Vetëm një ditë para se Maqedoni të shkoj në heshtje parazgjedhore, partia që udhëhiqet nga Ali Ahmeti, (Bashkimi Demokratik për Integrim) vazhdon të kryesoj në sondazhet që kanë bërë mediet shqiptare. Sondazhin e fundit që ka publikuar Klan, po që është realizuar në Prishtinë, tregon se BDI bindshëm del si fituese në këtë zgjedhje.

Madje rezultatet e publikuara tregojnë se BDI udhëheq bindshëm ndaj partive rivale, PDSH, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.

Sipas këtij sondazhit, BDI merr mbështetjen e 47 për qind të shqiptarëve, e pasuar nga Lëvizja për Reforma e PDSH-së që udhëhiqet nga Ziadin Sela me 14.7 për qind.

PDSH e Menduh Thaçit është radhitur e treta me 12.7 për qind kurse partitë tjera të vogla si BESA dhe ajo RDK kanë 10.9 për qind, respektivisht 6 për qind të përkrahjes së votës shqiptare në Maqedoni.

Edhe sondazhi tjetër i zhvilluar nga agjencia e lajmeve ALBEU nxjerr BDI-në fituese të zgjedhjeve me 33 për qind, kurse si parti me më pak përkrahës ka nxjerrë lëvizjen BESA.

Sondazhi i publikuar në KLAN.

Edhe një sondazh që ka nxjerr Telma e Shkupit, BDI prinë nga tabori shqiptar, ndërsa VMRO DPMNE nga ai maqedonas. Këto dy parti edhe në 7 vjetët e kaluara e kanë qeverisur Maqedoninë.

 

47% BDI

14.7% LR-PDSH

12.7 %PDSH

10.9 % BESA

6.0 % RDK

 

Sondazhi i ALBEU

33 % BDI

19 % LR-PDSH

16 % PDSH

13 % BESA

10 % pa përcaktim