Lajme
Shqipëria e 13-ta në botë për lëhtësira ekonomike
“Heritage Fondation”, një nga institutet kërkimore më të njohur në fushën e ekonomisë, e klasifikon Shqipërinë në vendin e 13 në botë për lehtësira në të bërit tregti të jashtme
Shqipëria klasifikohet në vendin e 13 në botë për lehtësira në të bërit tregti me jashtë. Renditja u bë publike në indeksin e lirisë tregtare nga “Heritage Fondation”, një nga institutet kërkimore më të njohur në fushën e ekonomisë. Sipas këtij indeksi, Shqipëria arrinë në vendin e parë në rajon dhe krahasuar me vitin e kalua, duke u ngritur më lartë për 20 vende.
“Ky është një tregues shumë domethënës që ndikon në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen ekonomike”, deklaroi ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, citon TCH, raporton Albinfo.Ch.
Sipas indeksit, gati gjysma e importeve në Shqipëri janë të përjashtuar nga tarifat doganore, ndërsa pjesa tjetër paguajnë taksa të ulëta. Paralelisht Shqipëria, thuhet se ka procedura të thjeshta administrative, veçanërisht për shkëmbimet tregtare me Bashkimin Europian dhe vendet e rajonit.
“Shqipëria po punon intensivisht për reduktimin e barrierave jotariforeve dhe thjeshtimin e mëtejshëm të procedurave doganore. Shqipëria si vend antar i CEFTA-s zbaton me përpikmëri protokollet e tregtisë së lirë”, shtoi Ekonomi.
Por, edhe pse është një nga vendet me ambientin më miqësor për tregtinë, Shqipëria ka shkëmbimet më të ulëta tregtare në rajon. Sipas Bankës Botërore vitin e kaluar shkëmbimet tregtare të Shqipërisë ishin sa 54 për qind e Prodhimit Kombëtar nga 66 përqind që është mesatarja e Bashkimit Europian.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












