Lajme
Rama: BE të jetë më e qartë me Shqipërinë
Kryeministri Rama thotë se “në rajonin tonë veprojnë edhe aktorë të tretë që synojnë të shfrytëzojnë çdo lëkundje, paqartësi apo vakum që mund të krijohet në marrëdhënien tonë me BE-në”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkon nga Bashkimi Evropian të jetë ma fleksibil në procesin integrues të Ballkanit brenda BE-së, pasi vendet e rajonit janë të rrezikuara siç thotë ai nga “faktor i tretë”, që mund të shtrij autoritet në Ballkan. Këtë shqetësim të ndikimit rus, Rama e ka shfaqur në takimin që ka zhvilluar në Berlin me kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Dua të nënvizoj se në këtë situatë shumë pozitive për rajonin tonë, as ne dhe as miqtë dhe partnerët tanë evropianë nuk duhet ta marrin të mirëqenë atë që kemi arritur, sepse në hapësirën tonë rajonale veprojnë dhe aktorë të tretë, të cilët synojnë të shfrytëzojnë çdo lëkundje, çdo paqartësi apo vakum që mund të krijohet në marrëdhënien tonë me Bashkimin Evropian”, ka thënë Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se, integrimi evropian për Shqipërinë duhet të jetë një proces sa më i ndershëm dhe i parashikueshëm.
“Shqipëria dhe shqiptarët nuk kërkojnë asgjë të pamerituar në këtë proces. Ne nuk kemi hyrë në këtë rrugë sepse na i ka imponuar Brukseli, Berlini apo Parisi, por sepse na i kanë diktuar etërit themelues të shtetit shqiptar 104 vjet më parë, si shprehje e një vullneti të hershëm për t’u shkëputur nga Lindja për t’u bashkuar me Perëndimin”, ka thënë Rama.
Ai është shprehur i vetëdijshëm për rëndësinë e reformës në drejtësi, për të cilën tha se ka ardhur koha për ta kaluar nga letra në zbatim.
“Faktikisht, sot ne e kemi në kartën tonë kushtetuese të kryer këtë detyrë. Por është një detyrë e kryer në letër, sepse tani është koha për ta implementuar. Shqipëria e mirëkupton dhe e mbështet kushtin e KE për çeljen e negociatave që të nisë procesi i vetting-ut. Ashtu sikundër, as nuk e vë në diskutim se progresi në 5 prioritetet duhet të jetë i vazhdueshëm”, ka vijuar Rama.
Por, ka shtuar ai, Shqipëria meriton nga BE të njëjtin luajalitet që ajo i ka shprehur BE-së, “me politikën e jashtme 100 për qind të përputhur me vendimet e BE-së, me politikën rajonale tërësisht të orientuar drejt vlerave dhe BE-së dhe politikën e brendshme të udhëhequr nga fryma europiane”.
“Po aq sa rajoni ynë ka nevojë për BE-në, aq ka edhe BE nevojë për Ballkanin. Do t’i çojmë përpara reformat për t’i zbatuar në realitetin e Shqipërisë”, ka shtuar Rama.
Ndërkaq, kancelaria gjermane ka thënë se Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën e reformave që ka nisur në mënyrë që të avancojë në procesin e integrimit evropian.
Ka qenë ky mesazhi që kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë për Tiranën zyrtare në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Berlin.
“Ne konstatojmë sot se Shqipëria është shndërruar në mënyrë rrënjësore në vitet e fundit dhe që ka ndërmarrë hapa të rëndësishme në rrugën e reformave dhe që po i ndërmerr edhe më tej ato. Komisioni Evropian i ndjek zhvillimet në Shqipëri dhe në raportin e fundit për vendet aspirante i ka vlerësuar këto zhvillime. Tani është e rëndësishme që kjo rrugë të vazhdojë”, ka thënë Merkel.
“Unë besoj se këtu janë arritur gjëra të rëndësishme dhe ne do të flasim se si mund të ndihmojë Gjermania edhe më tej”, ka shtuar Merkel.
Por,deklarata e kryeministri Rama për “faktorin e tret” në rajon është interpretuar edhe në mediet botërore.
Madje “Reuters” thotë se Rama nuk e përmend me emër Rusinë, por diplomatë nga rajoni janë ankuar prej disa kohësh se Rusia është duke u përpjekur për të rritur ndikimin e saj në vende të tilla si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe tani edhe Shqipëria.
Më tej Reuters shkruan se kreu i shërbimit të brendshëm sekret gjerman ka ngritur shqetësime këtë muaj se Rusia mund të kërkojë për të ndërhyrë në zgjedhjet nacionale të vitit të ardhshëm, duke i bërë jehonë kështu shqetësimeve të ngritura nga zyrtarë të zbulimit në Shtetet e Bashkuara para fitores së zgjedhjeve presidenciale të Donald Trump.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










