Lajme
Nga amnistia përfitojnë rreth 4 mijë të burgosur shqiptarë
Amnistia pritet t’i përfshijë të gjithë të burgosurit, me përjashtim të atyre që janë me burgime të përjetshme. Rreth 1 mijë të burgosur mund të lirohen para vitit të ri
Rreth 4 mijë të burgosur shqiptar pritet të përfitojnë nga amnistia që po përgatitet të aplikohet në Shqipëri me rastin e festave të fundit. Sipas medieve në Tiranë, amnistia pritet t’i përfshijë të gjithë të burgosurit, me përjashtim të atyre që janë me burgime të përjetshme.
Burimet pohuan për TCh se aktualisht drafti është duke u hartuar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila me gjasa do të propozojë që të gjithë të dënuarve t’u falet nga një vit nga dënimi që ju ka mbetur.
Në këtë draft-ligj hyjnë rreth 4 mijë të dënuar të cilëve pritet tu falen nga 1 vit burg. Sipas kësaj llogaria rreth 1 mijë pritet të lirohen menjëherë nga burgu.
Sipas të njëjtave burime, të dënuarit që pritet të lirohen janë kryesisht të dënuar për vjedhje, përfshirë edhe vjedhje të energjisë elektrike, vozitje nën ndikimin e alkoolit ose pa patentë shoferi.
Kjo kategori të dënuarish kanë marrë dënime penale që variojnë nga disa muaj deri në një vit burgim dhe përfitojnë menjëherë lirimin nga ambientet e vuajtjes së dënimit.
Ndërkohë, paralelisht me përgatitjen e draftit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po harton listat e sakta me personat e dënuar që do të përfitojnë ulje të dënimit dhe lirimin nga qelitë e burgut, në mënyrë që amnistia të zbatohet plotësisht para festave të fundvitit.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














