Lajme
Deputetja zvicerane: Në Kosovë, çdo 10 metra nga një autolarje!
“Zvicra si shtet neutral është shumë i pranuar nga banorët e Kosovës. Nuk duhet të tërheqim trupat përpara kohe, por ata duhet të ndihmojnë edhe më tej në mbrojtjen e stabilitetit të Kosovës”, ka theksuar deputetja Graf
Pas një debati të gjatë, Zvicra vendosi që të reduktojë numrin e ushtarëve në Kosovë. Ky reduktim do të ndihet nga viti në vit, raporton albinfo.ch.
Trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it të reduktohen nga 235 në 165 deri në vitin 2020, megjithatë partia e krahut të djathtë SVP, ka kërkuar tërheqjen sa më të shpejtë të tyre me pretekstin se policia e Kosovës është profesionale dhe se situata është e qetë, shkruan ‘zuonline.ch’.
Për të shikuar nga afër se çfarë pune bëjnë ushtarët zviceranë (Swisscoy) në Kosovë, atje më 9 nëntor ka fluturuar deputetja zvicerane Priska Seiler Graf. “Vetëm 17 vjet më parë atje mbizotëronte një luftë e përgjakshme. Andaj është e kuptueshme që parlamenti zviceran zgjati praninë e trupave edhe për tre vitet e ardhshme”.
Deputetja zvicerane ka parë trupat ndërkombëtare dhe në këtë kuadër edhe aton zvicerane, të stacionuara në Kosovë. Ajo ka theksuar se ushtarët zviceranë duhet të qëndrojnë gjashtë muaj larg familjeve të tyre., përcjell albinfo.ch. “Megjithatë, dhimbja për vendin nuk ndjehej te ushtaret dhe ushtarët e rinj, që njiheshin me një aventurë dhe botë të re”, është shprehur ajo.
Në jug të vendit, më saktë në Prizren, sipas politikanes zvicerane jeta rrjedh e qetë dhe normale. Madje ajo ka theksuar se shetitjet nëpër qytetin e Prizrenit kanë bukuri e sharm.
Më pas ka udhëtuar drejt qytetit të ndarë, Mitrovicë. “Qyteti vijon të jetë i ndarë. Në njërën anë të lumit jetojnë serbët, në anën tjetër shqiptarët e Kosovës. Tensionet dhe rreziku nga përleshjet janë evidente edhe sot e kësaj dite”.
“Zvicra si shtet neutral është shumë i pranuar nga banorët e Kosovës. Nuk duhet të tërheqim trupat përpara kohe, por ata duhet të ndihmojnë edhe më tej në mbrojtjen e stabilitetit të Kosovës”, ka theksuar më tutje deputetja Graf, që kishte vizituar për herë të parë Kosovën.
“Kosova ka një bukuri natyrore të ngjashme si me atë të Zvicrës. Mbase kjo është arsyeja se pse shqiptarët tek ne ndjehen mjaft mirë,” thotë ajo me shaka. Dhe në fund asaj i bën përshtypje diçka, përkundër krizës ekonomike. “Çdo dhjetë metra ka një autolarje. Duhet të jenë shumë të rëndësishme”.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










