Lajme

Veliaj bën bashkë kryebashkiakët shqiptarë të rajonit

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj priti homologun e tij nga Prishtina, Shpend Ahmeti, atë të Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu dhe atë të Tetovës, Teuta Arifi

Në Tiranë sot ka filluar Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, e cila do të zgjasë dy ditë.

Në këtë konferencë janë bërë bashkë kryetarët e 5 bashkive më të mëdha ku jetojnë shqiptarët në rajon, bën të ditur topchanel.

Siç kishte bërë me dije disa javë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj priti homologun e tij nga Prishtina, Shpend Ahmeti, atë të Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu dhe atë të Tetovës, Teuta Arifi.

Në përfundim të konferencës pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi midis 5 bashkive.

Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka thënë me këtë rast se takimi nuk ka qëllime nacionaliste, por përfitimi të ndërsjellë midis shqiptarëve në disa nga qendrat më të mëdha në rajon.

“Temat janë urbanistika, çështjet e mjedisit, kultura, inovacioni, teknologjia dhe  format e reja të financimit”, është shprehur Veliaj.