Lajme
Kosovë, për tetë muaj diaspora dërgoi 500 milionë euro
Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës, dërguan në Kosovë rreth 500 milionë euro
Vetëm për tetë muajt e parë të këtij viti, diaspora kosovare ka dërguar në vendlindje 500 milionë euro në formë të dërgesave. Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar sivjet ka rritje të dukshme të dërgesave nga diaspora.
Sipas të dhënave zyrtare, shihet se më së shumti dërgesa nga diaspora për në Kosovë kanë ardhur gjatë muajit gusht dhe vlera totale e mjeteve të ardhura nëpërmjet bankave, agjencive për transfere parash dhe rrugëve të tjera është 98,6 milionë euro, derisa më së paku mjete sivjet kanë ardhur gjatë muajit shkurt dhe shuma totale e mjeteve të ardhura nga diaspora ka qenë 48 milionë euro, shkruan “Zëri”.
“Gjatë muajit janar kanë ardhur 56,7 milionë euro, gjatë muajit shkurt 48 milionë euro, gjatë muajit mars 51,9 milionë euro, gjatë muajit prill 57, 2 milionë euro, gjatë muajit maj 56,7 milionë euro, gjatë muajit qershor kanë ardhur në Kosovë nga diaspora 59,2 milionë euro, gjatë muajit korrik 70,2 milionë euro, si dhe gjatë muajit gusht kanë ardhur në Kosovë 98,6 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së.
Ndërkaq, gjatë vitit të kaluar, të hyrat në Kosovë nga remitencat kanë qenë rreth 752 milionë euro.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













