Lajme
Shqipëri: Gjysma e shpenzimeve në ushqime
Gjatë vitit 2015, familjet shqiptare shpenzuan 48.7 për qind të parave për të mbuluar konsumin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike
Shqipëria gjithnjë e më shumë po preket nga varfëria. Këtë e thonë edhe statistikat, ku bëhet e ditur se gjendja vetëm po rëndohet më shumë, shkruan albinfo.ch.
Gjatë vitit 2015, familjet shqiptare shpenzuan 48.7 për qind të parave për të mbuluar konsumin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, nga 44.3 për qind që patën shpenzuar për të njëjtën kategori në vitin 2014, bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave.
Konsumi i familjeve shqiptare pësoi një rritje nominale prej 1.9 për qind, e barabartë kjo me indeksin e çmimeve të konsumit, duke bërë që konsumi real të mbetej në vendnumëro.
INSTAT nënvijëzon gjithashtu në raport se indeksi i çmimeve të konsumit gjatë vitit 2015 u rrit me 1.9 për qind.
Por ndërsa konsumi mesatar i familjeve nuk është rritur, struktura e konsumit ka pësuar ndryshime thelbësore. Në krahasim me vitin 2014, shqiptarët rezultojnë të kenë shpenzuar shumë më tepër para për konsum ushqimor vitin e kaluar, ndërsa me rritje të ndjeshme qenë edhe shpenzimet për banesën, ujin dhe energjinë elektrike, shtesë që u mbulua nga rënia e shpenzimeve për grup-mallra të tjera, përfshirë mobilimin e shtëpive, arsim, argëtim e kulturë apo komunikim.
Grupet që kanë regjistruar uljet më të mëdha në strukturën e shpenzimeve për konsum gjatë kësaj periudhe janë arsimi me 2,1 përqind dhe shëndeti me 1,2 përqind.
Shkaku për rritjen e shpenzimeve për ushqime duket se lidhet ngushtësisht me ecurinë e çmimeve. Ndërsa inflacioni mesatar i përgjithshëm i vitit 2015 qe 1.9 për qind, inflacioni i grupit të ushqimeve qe 4 për qind ndërsa inflacionet e grupimeve të tjera qenë negative.
Shqiptarët shpenzonin deri në 70 për qind të parave të tyre për të mbuluar konsumin ushqimor gjatë viteve 1980, por pas rënies së komunizmit dhe rritjes së ekonomisë, konsumi filloi të anojë nga mallrat dhe shërbimet e tjera. Vrojtimi i vitit 1994 mbi konsumin zbuloi se 69 për qind e parave të shqiptarëve shkonin për ushqime. Në vitin 2006, konsumi i ushqimeve zinte 48 për qind të totalit ndërsa deri në vitin 2014, konsumi i ushqimeve ra në 44 për qind të totalit.
Përgjatë tetë viteve të fundit, shqiptarët janë detyruar të përballen me të ardhura më të pakta, ose me të ardhura në stanjacion ndërkohë qëçmimet kanë vijuar të rriten, duke detyruar shumë familje të kursejnë nga shpenzimet e tjera për të mbuluar nevojat për ushqime.
Në vendet e zhvilluara, konsumi i ushqimeve zë më pak se 20 për qind të kostos së përgjithshme të jetesës së një familjeje.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












