Lajme
TI: Policia e Kosovës më e besueshmja në rajon
Policia e Kosovës është më e pavarura dhe më e besueshmja në Ballkanin Perëndimor, konsideron Transparency International në raportin e fundit
Policia në Kosovë është në mesin e policive më të pavarurve dhe më të besuarve në Ballkanin Perëndimor, e kjo për shkak të përzgjedhjes së tyre transparente, emërimit dhe kërkesave ndaj zyrtarëve të saj. Kështu thuhet në raportin e fundit të Transparency International, i cili ka raportuar edhe për sektorët tjera në Kosovës.
Sipas TI-së, një numër i madh i inspektorëve mbikëqyrës të policisë, janë aktiv në dhënien e raporteve ditore, të arritura sipas kërkesës.
“Megjithatë, çështjet serioze që lidhen me luftën kundër korrupsionit ende mbeten për t’u zgjidhur”, thotë TI.
Megjithatë Transparency International ka shprehur shqetësim lidhur me mbivendosje institucionale në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, e cila shkakton konfuzion në mesin e qytetarëve.
“Aktualisht institucione të shumta luajnë një rol në adresimin e korrupsionit, duke përfshirë edhe Këshillin e Presidentit Kundër Korrupsionit, Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK), Task Forca Anti-Korrupsion në Zyrën e Prokurorisë Speciale, rrjetet e prokurorëve koordinues për rastet e korrupsionit në kuadër të gjashtë zyrave të prokurorisë themelore dhe në Zyrën e Prishtinës, dhe Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, shkruan raporti, transmeton Express.
“Numri i rasteve të korrupsionit të sjella para drejtësisë është i vogël dhe në rënie”, ka vënë në dukje organizata. Numri i tyre ka rënë në mënyrë të konsiderueshme në mes të viteve 2009 dhe 2012, kur komiteti ndërkombëtar u tërhoq dhe autoritetet kombëtare i morën përsipër.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










