Lajme
Pa demarkacion me Malin e Zi, s’ka heqje vizash as në vitin 2017
Procesi i liberalizimit të vizave, i premtuar të realizohet tash e 6 vjet, mund të mos finalizohet as më 2017-të. Pengesë është bërë ratifikimi i Marrëveshjes me Malin e Zi
Nëse nuk ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi, Kosova mund të mos përfitojë nga liberalizimi i vizave as në vitin e ardhshëm. Madje edhe nëse ratifikohet demarkacioni, lufta e dobët ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit mund të ndikojë negativisht tek Brukseli në raport me Kosovën.
Kështu ka thënë Ulirke Lunaçek, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, ditë më parë në Prishtinë. E për këtë gjendje në Kosovë, analistët politikë, pos institucioneve dhe politikanëve, fajin ia lënë edhe Bashkimit Evropian, raporton “Zëri”
Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë. Sipas tyre, përgjegjësia kryesore për një gjë të tillë bie pikërisht mbi institucionet dhe udhëheqësit e Kosovës. Nga ana tjetër, partitë opozitare vlerësojnë se liberalizim nuk do të ketë derisa qeveria aktuale vazhdon të qeverisë. Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka paralajmëruar edhe njëherë Kosovën se edhe pas ratifikimit të Demarkacionit mund të mos ketë viza.
“Nënshkrimi i marrëveshjes së demarkacionit nuk do të thotë 100 për qind se do të ketë liberalizim të vizave, por nëse marrëveshja nuk ratifikohet do të thotë 100 për qind se nuk do të ketë liberalizim”, ka thënë Lunaçek.
Në anën tjetër, koalicioni qeveritar nuk po arrin t’i bëj votat e duhura për ta ratifikuar marrëveshjen me Malin e Zi për shenjimin e vijës kufitare. Pengesë është bërë Lista Serbe e cila është në koalicion. E pa deputetët serbë koalicioni PDK-LDK nuk po arrin t’i siguroj votat. Për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duhen dy të tretat e votave të të gjithë Kuvendit, ose 80 nga 120 sa i k kuvendi i Kosovës.
Opozita që nga vitit i kaluar është rreshtuar kundër këtyre marrëveshjeve.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












