Lajme
Tahiri: Kosova bëhet me kod telefonik (+383)
Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshje për kodin e ri telefonik të Kosovës +383. Sipas njoftimit zyrtar, Kosova do të bëhet me kod telefonik më datën 15 dhjetor 2016. Edhe një kompania serbe do të operoj në komunat serbe të Kosovës
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri e cila drejton negociatat me Serbinë në Bruksel, thotë se sot me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është arritur Marrëveshja me Serbinë, për kodin telefonik shtetëror të Kosovës. Sipas Tahirit, Kosova tashmë do ta ketë kodin telefonik shtetëror- 383 i cili do të alokohet nga ITU në dhjetor të këtij viti.
Sipas Tahirit, ky është një sukses i madh i dialogut të Brukselit dhe një lajm shumë i mirë për Republikën e Kosovës.
“ITU do t’ia alokoj Kosovës kodin telefonik 383 më datën 15 dhjetor 2016. Shteti jonë do ta ketë kodin e vet telefonik sikur edhe shtetet tjera dhe do të ketë sovranitet të plotë për kodin e vet telefonik, ndërsa të gjitha kodet tjera që janë përdorur deri më tash (381, 377, 386) do të largohen nga përdorimi”, tha ajo.
Marrëveshja për kodin telefonik, sipas Tahirit, është arritur në saje të angazhimeve maksimale të Bashkimit Evropian, i cili ka qenë shumë aktiv në procesin e ndërmjetësimit për harmonizimin e konkluzioneve që saktësojnë obligimet zbatuese për Marrëveshjen për kodin telefonik.
“Këto konkluzione janë në pajtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit për Telekomin të vitit 2013 dhe Planin Aksional të dakorduar në vitin 2015”, deklaroi ministrja Tahiri, e cila tha se gjatë gjithë procesit të negociatave për telekomin që kanë zgjatur rreth gjashtë vite, delegacioni i Republikës së Kosovës i ka mbrojtur fuqishëm interesat e shtetit.
Ndërkaq, sipas Marrëveshjes, Kosova obligohet që të jep një lejim të përkohshëm dhe të kufizuar për telefoni mobile për një kompani të re mts.d.o (Kompani nga Serbia që do të veproj në komunat me shumicë serbe), e cila duhet të regjistrohet sipas Ligjeve të Republikës së Kosovës.
Ky lejim i përkohshëm dhe i kufizuar brenda infrastrukturës aktuale të telefonisë mobile, siç thuhet më tej në njoftim, është në përputhje me pikën 4 të Marrëveshjes së Telekomunikacionit të vitit 2013.
“Kësaj kompanie do t’i ndahen resurse të mjaftueshme frekuencore për të mbuluar zonat që aktualisht mbulon në territorin e Kosovës gjatë kohëzgjatjes së licencës së përkohshme dhe të kufizuar. Për më tepër, operatori në fjalë do të jetë i kufizuar edhe në numrin e përdoruesve (konsumatorëve) që mund t’i ketë gjatë periudhës së autorizimit të përkohshëm”, thuhet në komunikatën e ministres Trahiri.
E njëjta kompani, sipas saj, do të autorizohet edhe për operim në telefoninë fikse bazuar në ligjet e Kosovës.
“Të gjithë operatorët ilegal që kanë vepruar pa licencim në Kosovë do të shuhen. Do të largohen të gjitha kodet ekzistuese (381,377, 386) dhe do të përdoret vetëm kodi shtetëror i Kosovës 383 për thirrje ndërkombëtare. Ndërsa gjatë një periudhe tranzitore deri në implementim të kodit shtetëror të Kosovës, do të përdoret numeracion i dyfishtë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












