Lajme
KCSF: Shoqëria civile ka pasur ndikim të madh në demokratizimin e Kosovës
Përkundër një situate të vështirë politike, ekonomike e sociale, shoqëria civile ka arritur që të shndërrohet në një faktor shumë të rëndësishëm të demokratizimin e Kosovës. Kështu thuhet në Indeksin Kosovar të Shoqërisë Civile 2016
Shoqëria civile në Kosovë ka pasur një ndikim të theksuar në demokratizimin e Kosovës gjatë periudhës së kaluar. Kështu thuhet në raporti ne fundit të publikuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) lidhur me Indeksin Kosovar të Shoqërisë Civile për vitin 2016.
Përkundër një situate të vështirë politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë, shoqëria civile, siç thuhet, ka arritur që të shndërrohet në një faktor shumë të rëndësishëm të demokratizimit të vendit.
“Ky ndikim shtrihet në dy rrafshe kryesore. I pari duke bërë presion për transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve publike, dhe duke kontribuar me ekspertizë nga organizata të specializuara në fusha të ndryshme. I dyti, duke ngritur kauza të rëndësishme për shoqërinë dhe duke punuar me grupe të qytetarëve nga organizatat e nivelit lokal, për të zgjidhur problemet e përditshme nëpërmjet angazhimit qytetar”, thuhet në indeks.
Kosova, siç thuhet më tej, është ndër vendet më të varfra në Evropë, me kriza të njëpasnjëshme politike dhe me një nivel të ulët të besimit qytetar si ndaj institucioneve, ashtu edhe ndaj njëri-tjetrit.
Shumë çështje të cilat ngritën nga sektori civil nuk trajtohen më tej nga institucionet përgjegjëse politike apo ato të drejtësisë.
“Duke mos qenë një sektor që ka kompetenca ekzekutive, ndikimi i shoqërisë civile varet edhe nga niveli i funksionimit të shtetit në përgjithësi. Megjithatë, sektori është shumë aktiv në kërkesën për transparencë dhe llogaridhënie, sundim të ligjit, barazi gjinore dhe në procesin e integrimit evropian”, thuhet në indeksin e KCSF-së.
Edhe pse opinioni publik shoqërinë civile kryesisht e identifkon nëpërmjet organizatave të mëdha dhe me shumë fonde e të punësuar.
Studimi i publikuar nga KCSF tregon që mbi 60 për qind e sektorit përbëhet nga organizata me shumë pak ose aspak fonde, pa fonde të huaja dhe me numër shumë të vogël të të punësuarve. Madje, shumë organizata punojnë në baza plotësisht vullnetare. Kjo dëshmohet edhe nga fakti që në shoqërinë civile në Kosovë ka më shumë vullnetarë sesa të punësuar.
“Indeksi Kosovar për Shoqëri Civile 2016 identifikon edhe problemet me të cilat ballafaqohet sektori, disa nga të cilat janë mungesa e angazhimit qytetar për çështje publike, koncentrimi i madh i organizatave në Prishtinë dhe qytetet tjera të mëdha të Kosovës e që ndikon edhe në numër të vogël të qytetarëve të angazhuar në këto organizata, si dhe mungesa e fondeve vendore”.
Të dhënat nga anketa me popullsi tregojnë që përkundër që shumë pak qytetarë janë anëtarë të organizatave të shoqërisë civile ose bëjnë punë vullnetare për këtë sektor, shoqëria civile vazhdon të mbetet ndër sektorët më të besuar për qytetarët e Kosovës.
Indeksi Kosovar i Shoqërisë Civile është një studim i rregullt i KCSF-së që në baza periodike e vlerëson gjendjen e shoqërisë civile në Kosovë, duke matur dimensionet kryesore të këtij sektori, siç janë: struktura e sektorit, korniza ligjore, qeverisja dhe kapacitetet e brendshme, angazhimi qytetar, financimi, ndikimi i perceptuar dhe ambienti i jashtëm për veprimtari të shoqërisë civile.
Ky studim, që është i vetmi gjithëpërfshirës për këtë sektor në Kosovë, botohet çdo dy vite. Edicioni i vitit 2016 është përkrahur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K), nëpërmjet projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP).
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













