Lajme
Ligjvënësit i japin mbështetje ministrit Murati
Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme përkrahu punën e Ministrisë së Diasporës. Ministri Murati mori mbështetje nga deputetët e pozitës, po ashtu edhe nga ata të opozitës
Ministri i Diasporës, Valon Murati mori përkrahje nga të gjithë anëtarët e komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme për forcimin dhe zhvillimin e diasporës kosovare. Ministri Murati me bashkëpunëtorët, raportoi sot para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës për punën e MeD-së.
Në raportin e tij, ministri Murati prezantoi detaisht aktivitetet e realizuara nga Ministra e Diasporës, por edhe sfidat me të cilat është ballafaquar gjatë realizimit të tyre. Në këtë takim u diskutua edhe rruga që duhet ndjekur në raport me diasporën tonë.
Murati që është kryetar i Lëvizjes për Bashkim, parti kjo që është në koalicion me PDK-në e Kadri Veselit, mori mbështetje nga deputetët e pozitës, po ashtu edhe nga ata të opozitës. Deputetët cilët i ofruan mbështetje atij dhe Ministrisë së Diasporës për punën që po e bën dhe qasjen ndaj diasporës.
Ministri Murati me bashkëpunëtorë u zotua se MeD-ja do të vazhdojë të punojë edhe më shumë, me gjithë buxhetin e vogël që ka, në mënyrë që lidhjet me diasporën të vazhdojnë të forcohen.
“Diaspora është jo vetëm potencial njerëzor, por edhe kapital kulturor dhe ekonomik për vendin tonë” ka theksuar Murati, duke e vlerësuar lartë kontributin e saj, jo vetëm për mbijetesën banorëve të Kosovës gjatë viteve të okupimit serb, por edhe për luftën e UÇK-së .
Ai, ndërkaq, ka prezantuar një problemesh dhe vështirësish që hasin mërgimtarët tanë kur duan të investojnë në Kosovë, apo thjesht ta vizitojnë vendin e lindjes: që nga sigurimet e shtrenjta kufitare, Kartoni i gjelbër, pastaj problemet për gjetjen e parcelave për të ngritur biznesin e tyre, sigurinë e pamjaftueshme ligjore për funksionimin e tyre, etj.
Duke pohuar se gjatë vitit të shkuar në Kosovë janë futur mbi 750 milion euro remitanca, të rëndësishme për shumë familje kosovare por edhe për buxhetin e vendit, Murati ka pohuar angazhimin e tij që të gjenden mundësitë që në ekonominë e vendit të investohet rreth 8 për qind e kësaj vlere.
Ministri ka mbështetur idenë se duhet të krijohen lehtësira për investimet e kapitalit të bashkëkombësve tanë nëpër botë, për të rigjeneruar zhvillim ekonomik, punësim dhe eksport të mallrave e të shërbimeve. Ai ka pohuar gjithashtu se nëpërmjet panaireve të ndryshme që ka organizuar MD-ja për produktet e prodhuara nga kompani të mërgimtarëve tanë në vende të zhvilluara ekonomike, si për shembull të atyre në Gjermani, janë krijuar një mijë vende pune për qytetarë tanë.
Murati ka përmendur aktivitete të shumta të ministrisë , të cilën e drejton, si takimin me Odën e Avokatëve të njerëzve tanë nëpër botë, krijimin e asociacioneve të tjera të intelektualëve, ekspertëve të lëmenjve të ndryshëm, të artistëve etj, duke theksuar faktin se shqiptarët migrantë në botë, më nuk janë vetëm force krahu, por edhe krijues vlerash intelektuale e shkencore, madje edhe profesorë universitetesh të njohura dhe deputetë në parlamentet e vendeve ku jetojnë dhe veprojnë.
“Bashkatdhetarët tanë nëpër shtetet perëndimore duhet ta ruajnë identitetin e tyre kombëtar, por edhe të integrohen në vendet ku jetojnë dhe punojnë”, ka theksuar Murati, duke pohuar për dy vjet MD ka regjistruar 400 mijë pjesëtarë të diasporës sonë, dhe se po punohet për vënien në funksion të regjistrimit on-line.
Duke folur për arsimin shqip të fëmijëve nga radhët e mërgimtarëve tanë ai ka përmendur një var vështirësish dhe problemesh, si: mplakja e kuadrit arsimor, financimi i financimit të rregullt të tyre, sigurimi i hapësirave për mësim plotësues, etj.
Në këtë kuadër ai është angazhuar që të universitetet publike, por edhe ato private në Kosovë dhe Shqipëri, të kujdesen për ngritjen e kuadrit të ri për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, duke rezervuar një numër solid studentësh, nga fëmijët e mërgimtarëve, për të mbajtur gjallë dhe kultivuar gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtarë të trashëgimtarëve.
Ministri për Diasporë, Murati, është angazhuar për gjetjen e mundësive ligjore për përfaqësimin e mërgatës dhe të diasporës sonë në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar nga deputetët që të mbështesin idenë për vendet e rezervuara për mërgimtarët, çështje kjo që mund të zbatohet me ndryshimin e Kushtetutës.
Anëtarët e Komisionit, të pranishëm në takim: Blerta Deliu Kodra, Ismet Beqiri, Pal Lekaj Zafir Berisha dhe Luljeta Veselaj- Gutaj, por edhe deputetja Aida Dërguti, e cila nuk është anëtare e Komisionit, e kanë komplimentuar z. Murati si rrallë ndonjë ministër tjetër për punën e tij dhe të dikasterit që e udhëheq.
Ministri Murati kishte ardhur, ndërkaq, me ekip më të numërt të bashkëpunëtorëve se sa numri i anëtarëve të Komisionit, të pranishëm në takim.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











