Lajme
Shqetësuese, brenda 9 muajve u vetëvranë 25 kosovarë
Pre fillimit të këtij viti deri në fund të muajit shtator, 25 persona janë vetëvrarë në Kosovë. Krahasuar me vitet e kaluara sivjet vetëvrasje ka më pak
Vetëm brenda nëntë muajve të këtij viti 25 kosovarë, shumica djem ose vajza të reja ia kanë marrë jetën vetës. Vetëm gjatë javës së kaluar, dy persona të moshave të ndryshme, u vetëvranë brenda një dite, njëri 18 vjeçar në Ferizaj dhe tjetri një 12 vjeçar në komunën e Rahovecit.
Pavarësisht këtyre, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, numri i vrasjeve ka shënuar rënie sa u takon dy viteve të shkuara. Në vitin 2014 kishte 63 vetëvrasje dhe 247 tentim vetëvrasje, në vitin 2015, janë kryer 45 akte të tilla dhe 204 tentim-vetëvrasje.
Megjithëkëtë, psikologët dhe sociologët vlerësojnë se shifra e vetëvrasjeve në Kosovë është e një niveli mjaft të lartë. Ata konsiderojnë se kjo dukuri është tejet shqetësuese. Madje, sipas tyre, një pjesë të fajit për të tilla raste e kanë edhe institucionet e Kosovës, të cilat nuk kujdesen për një jetë më të mirë të qytetarëve.
Duke e cilësuar si shqetësuese këtë dukuri, Policia e Kosovës ka thënë se po i heton rastet në fjalë, në momentin që ka dyshime të mjaftueshme rreth tyre.
“Vetëvrasja si dukuri është shqetësuese, Policia e Kosovës heton këto raste kur ka dyshim se ka pasur vepër penale “shtyrje në vetëvrasje apo ndihmë në vetëvrasje”, ka thënë Zyra e Policisë përmes zyrës për informim, citon “Zëri”.
Sipas sociologut Albert Mecin, shkalla e vetëvrasjeve në Kosovë mbetet mjaft e lartë. Sipas tij, ekzistojnë disa faktorë që çojnë deri te kryerja e një akti të tillë.
“Në Kosovë duhet pasur parasysh se situata e rëndë socio-ekonomike, pastaj stresi post-traumatik që shfaqet në shoqëritë e dala nga lufta, si dhe transformimet drastike në sistemin vleror, janë disa nga faktorët socialë dhe psikologjikë që rëndojnë ambientin social dhe jetën e individit”, ka deklaruar ai.
Nga ana tjetër, psikologu Adem Shala ka vlerësuar se dukuria e vetëvrasjeve është bërë pjesë e përditshmërisë. “Është fakt i pamohueshëm tashmë që në dekadën e tranzicionit për shkak të një vakumi shpirtëror, ideologjik dhe moral, si dhe problemeve ekonomiko-sociale, faktorë këta që i dhanë tipare të reja shoqërisë kosovare e cila po përjeton një krizë identiteti, fenomeni i vetëvrasjes është bërë pjesë e jetës së përditshme”, ka deklaruar ai.
Ai tutje thotë se në Kosovë nuk ka struktura shtetërore e as joshtetërore që synojnë parandalimin e vetëvrasjes. Ndërkaq, po qe se do të ekzistonin struktura të tilla, ashtu si Shala është shprehur, do të identifikonin personat që kanë synuar ta kryejnë këtë akt dhe do t’i shqyrtonin shkaqet.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












