Lajme
Maqedoni, një ish-ministre e Kulturës, e dyshuar për korrupsion
Prokurorja shqiptare në Maqedoni, Fatime Fetai ka publikuar dy rastet ku funksionarët e qeverisë maqedonase janë të përfshirë në kriminalitet financiar në vlerë prej miliona eurosh
Prokurorja shqiptare në Maqedoni, e cila punën në Prokurorinë Speciale, Fatime Fetai nuk po e ndalë luftën për t’i paditur të gjithë zyrtarët e korruptuar në këtë shtet. Ajo sot ka publikuar dy rastet ku funksionarët e qeverisë maqedonase janë të përfshirë në kriminalitet financiar në vlerë prej miliona eurosh.
Fetai publikoi mega-skandalin që ka të bëjë me “qytetin e diellit”, që ndërtohet në lagjen Sopishte në Shkup.
Ajo ka prezantuar dëshmitë se si një funksionarë i cili ka punuar si shef në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve ka nënshkruar një kontratë të paligjshme në vlerë prej 1.4 milion eurove. Sipas saj, ky zyrtar i Ministrisë ka keqpërdor buxhetin shtetëror prej mbi 1 milion euro për qëllime personale, citon Lajmi.
Ajo tha se këtë tender ia ka dhënë një firme me emrin “San City dooel” nga Shkupi, më datën 08.07.2007. Mirëpo për shkak të paligjshmërisë së kësaj kontrate e cila ka të bëjë me shitjen e tokës shtetërore në vendin e quajtur “qyteti i diellit”, kjo kontratë është prishur në vitin 2011.
”Për shkak të prishjes së kësaj kontrate Ministria e Drejtësisë përmes një vendimi të gjykatës ka qenë e detyruar që të ia paguaj të gjitha dëmet kompanisë private “San City dooel”, përveç 64 milion denarëve sa ka kushtuar shitblerja e tokës, kësaj firme Ministria e Transportit i ka paguar edhe dënimin që ka të bëjë me kamatën prej 1.4 milion euro”, tha ajo.
Rasti i dytë, sipas Fetait, quhet “Tender”, që ka të bëjë me mënyrën se si firma private “Beton” nga Shtipi, ende pa mbaruar aplikimet në tender, ka qenë fituese absolute për të ndërtuar muzeun e VMRO-së në qendër të Shkupit dhe shumë objekte tjera shtetërore të cilat kapin vlerën me miliona euro.
Fetai ka sqaruar se si janë bërë keqpërdorimet me datën 14.06.2011 nga një zyrtar i Ministrisë së Kulturës.
Ndryshe, prokurorja Fetai, duke bë të ditur në mënyrë indirekte se e dyshuar është ministrja e kulturës Elizabeta Kançveska Milevska.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













