Lajme
Sekuestrohen 1.3 tonë kanabis në Shqipëri, arrestohen 11 persona
Policia shqiptare gjithashtu ka bërë të ditur se deri më tani në vitin 2016 ka shkatërruar 1.8 milionë bimë kanabis, tri herë më shumë se në vitin 2015
Policia shqiptare ka bërë të ditur se ka konfiskuar 1.3 tonë kanabis, së bashku me shumë armë dhe municion, në një shtëpi të pabanuar rreth 33 kilometra në veri të kryeqytetit, Tiranës, shkruan ‘nzherald.co.nz’.
Në deklaratën për media, policia ka theksuar se janë arrestuar 11 banorët lokalë dhe mund të përballen deri në 20 vjet burg, nëse shpallen fajtorë se ishin përgjegjës për të shitur drogën, përcjell albinfo.ch.
Policia shqiptare gjithashtu ka bërë të ditur se deri më tani në vitin 2016 ka shkatërruar 1.8 milionë bimë kanabis, tri herë më shumë se në vitin 2015, derisa ka kapur edhe tone të barnave të destinuara për Evropën Perëndimore.
Shqipëria vazhdon të ballafaqohet me fenomenin e rritjes së drogës, derisa autoritetet po bëjnë çmos për të zhdukur këtë dukuri.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










