Lajme
Guidat turistike për Shqipërinë, vetëm nga personat e licencuar
Të gjithë ata që do të ofrojnë shërbime, si udhërrëfyes turistik profesional për Shqipërinë, do të duhet të pajisjen me një certifikatë, e cila do të jetë e vlefshme për 2 vjet dhe më pas duhet të rinovohet.
Qeveria në Tiranë tashmë ka miratuar kriteret mbi bazën e të cilave mund të bëhet certifikimi, që duhet të botohen në Fletoren Zyrtare për të hyrë në fuqi.
Më pas personat që e ushtrojnë këtë veprimtari do të duhet të certifikohen brenda 6 muajve.
Sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë këto kushte për licencim: të jenë mbi moshën 18 vjeç; të ketë mbaruar arsimin e mesëm; të mos kenë qenë të dënuar me heqje lirie për vepra penale të kryera me dashje; të jenë të pajisur me dokumentin që vërteton përfundimin me sukses të programit përkatës për kualifikimin e udhërrëfyesit.
Ndërsa, nëse këtë profesion do të duan ta ushtrojnë shtetas të huaj, atëherë përveç këtyre kritereve, personi duhet të jetë me qëndrim të ligjshëm për jo më pak se një vit në Shqipëri dhe të ketë njohuri bazë të gjuhës shqipe.
Do të jetë një komision i posaçëm që do të shqyrtojë dhe do të miratojë kërkesat për pajisjet me certifikatë.
Këtij komisioni i lihet afat 45 ditë për të shqyrtuar dokumentacionin e plotë dhe më pas duhet të shprehet për miratimin ose jo.
Siç raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare, aktet nënligjore përcaktojnë se udhërrëfyesi nuk mund të shoqërojë një grup turistësh të përbërë nga më shumë se 52 persona dhe se ai duhet t’i shoqërojë gjatë gjithë kohës, me përjashtim të kohës së lirë. Gjithashtu parashikohet edhe mënyra se si do të veprojë një udhërrëfyes, i cili do të jetë i vetëpunësuar. Atij i lind detyrimi që të regjistrohet si person i tatueshëm dhe të ketë gjithmonë me vete kontrata shërbimi.
Çdo kategori udhërrëfyesish do të shoqërohet me një kurrikulë të veçantë, e cila do të jetë produkt i bashkëpunimit të disa institucioneve përgjegjëse.
Ligji i ri i turizmit njeh tri kategori udhërrëfyesish: lokalë, kombëtarë dhe të specialiteteve të veçanta.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












